Page 153 - Demo
P. 153
Studim tekstiNë mitologjinë shqiptare ndeshim disa kafshë, shpendë a insekte me atribute kulti, por këtu do të marrim në shqyrtim disa prej tyre, nga ato që jetojnë në natyrë. Dhia e egërVetë shkathtësia e saj, tiparet interesante që e dallojnë atë nga kafshët e tjera, me sa duket, kanë bërë që tek ajo të ruhen atribute kulti. Kulti i dhive të egra është ruajtur në Malësinë e Shqipërisë së Veriut, në zonat rreth malit të Tomorit, në malësitë e Labërisë dhe në disa vende të tjera. Gjahtarët, shpeshherë jo me qejf të madh, i vrisnin dhitë e egra, vetëm sepse një traditë e lashtë i mbante këto për kafshë “të shenjta”. Zbukurimi më karakteristik në bishtin e lahutës shqiptare janë kryet e dhisë së egër me gjithë brirë, ose koka e sorkadhes. Kjo ndeshet thuajse në të gjithë Shqipërinë e Veriut, në Kosovë e ndër shqiptarë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Edhe në malësitë e Jugut, sidomos në Labëri, koka e dhisë së egër gjendet aty-këtu e gdhendur në objekte të jetës së përditshme të banorëve të këtyre viseve ose në mure. Dhia e egër shfaqet kështu me atribute të hyjnisë së pyllit. Kjo gjë dëshmohet më së miri në disa variante të Ciklit të Kreshnikëve, ku flitet se Zanat, forcën e tyre e kanë te tri Dhitë e Egra. Në përmbajtjen e tyre, Zanat shfaqen me tipare të hyjnive të pyllit e të gjuetisë. Ato e marrin forcën nga tri dhi të egra, të cilat kanë brirë me tipare të veçanta, “të arta”. Në qoftë se këto dhi do të lëndoheshin, atëherë, sipas këtij miti, Zanat nuk do të kishin më fuqi. Zanat i thanë nuses së Mujit:“Se na i kem sall tri dhi t’egëraE i kanë brinat prej dukati,E tanë forcën pre ‘atyne e kemi”.(Q. Haxhihasani, “Epika legjendare”, Tiranë, 1966).Kulti i disa gjallesave të natyrësVeprat studimore përbëhen zakonisht nga tekste informuese-paraqitëse. Teksti i mëposhtëm është shkëputur nga një vepër studimore për mitologjinë ndër shqiptarë. Mitologjia ka të bëjë me mitet, që janë rrëfenja a tregime për qenie të mbinatyrshme ose për ngjarje të çuditshme. Në këtë tekst përmenden disa kafshë, për të cilat, në mite apo legjenda të hershme, shqiptarët shfaqin adhurim a nderim të madh. Të tilla janë: dhia e egër, kaprolli, shqiponja dhe bleta.Para leximitatribut – veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie.kult – adhurim a nderim i tepruar ndaj dikujt apo diçkaje.hyjni – perëndi, zot.FjalorLexojmë151Tekste informuese-paraqitëse 2

