Page 154 - Demo
P. 154


                                    KaprolliËshtë një kafshë e egër kulti, e njohur si e tillë thuajse në të gjitha viset malore të vendit tonë, sidomos që nga Karaburuni, në gjithë viset e Labërisë, në zonat e Tomorit, në Përmet, shfaqet pastaj në Alpet e Shqipërisë Veriore e deri në viset e Kosovës dhe të Maqedonisë Perëndimore; po kështu, në viset shqiptare në Mal të Zi. Shumë nga gjahtarët, këtë kafshë, edhe kur u dilte përpara, nuk e vrisnin, sepse një veprim të tillë e quanin mëkat. Në tregimet popullore thuhet se sorkadhja, kur vritet, derdh lot si njeri. Ajo, para se të ngordhë, kthehet me krye nga lind dielli e andej, sipas besimeve popullore, lutet. Në mitet popullore thuhet se sorkadhja dikur ka qenë njeri, prandaj qan me lot e bën gjeste si të njeriut. ShqiponjaËshtë e njohur ndër shqiptarë si shpend kulti. Në disa vise të vendit tonë është i pranishëm besimi se ajo s’duhet vrarë, sepse një veprim i tillë është mëkat. Mbi nderimin e veçantë që kanë shqiptarët për këtë shpend, na tregon edhe Edit Durham në veprën e saj kushtuar zakoneve dhe origjinës së fiseve të Ballkanit.BletaNë të kaluarën, shqiptarët tregonin një nderim të veçantë për bletën. Sipas disa legjendave, ky insekt ka qenë dikur njeri. Për bletën nuk thonë ngordhi, por vdiq, sepse mendohet që ajo ka më shumë cilësi njerëzore sesa insektesh.Ishte rreptësisht e ndaluar që ajo të mallkohej, se një veprim të tillë e quanin mëkat dhe me pasoja të padëshirueshme në bereqet. Kur i bereqet – drithë; të lashtat, fryt, dobi, punë.FjalorLexojmë152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158