Page 155 - Demo
P. 155


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Hyjnia e cilit mjedis ishte dhia e egër?b) Përse gjahtarët nuk e kishin me qejf që t’i vrisnin dhitë e egra?c) Në cilat vise shfaqet kaprolli si kafshë kulti?ç) A lejohej dikur që gjahtarët të vritnin kaprollin?d) Për çfarë adhurohej shqiponja? Po bleta?dh) Ku e ka origjinën kulti i bletës?e) Në cilin instrument muzikor shfaqet dhia e egër?Analizojmë tekstin2 Qarkoni alternativën e saktë. Teksti paraqet informacione që janë më së shumti me natyrë:a) biologjike; b) gjeografike;c) gjuhësore; ç) kulturore;d) letrare; dh) historike.3 Çfarë tregojnë vargjet e shkëputura nga Eposi i Kreshnikëve për kultin e dhive të egra?4 Çfarë tipari të përbashkët mendohej se kishte kaprolli me njerëzit? 5 Cila është e përbashkëta që kanë nga pikëpamja e kultit, bleta dhe sorkadhja?Reflektojmë rreth tekstit6 A ka nevojë për informacione shtesë secila pjesë e tekstit? Përse në këtë tekst mungojnë figurat letrare? Si duhet të jetë një tekst informues-paraqitës joletrar?Detyrë Shkruani në fletore një tekst informues-paraqitës për karakteristikat e bletës si insekt, pa u ndalur kësaj radhe te vendi që zë ajo në besimet popullore. marrin mjaltin bletës, lahen në mënyrë të veçantë, duke u nisur nga besimi se po të mos lahen, bletët nuk prodhojnë më mjaltë dhe rrezikojnë të “vdesin”. Ky kult mund të shpjegohet me tradita të hershme vendase. Tradita e rritjes së bletëve është e njohur ndër ilirë, ndër arbër të mesjetës e përgjithësisht në Ballkanin e vjetër. Ilirët bënin verë prej mjaltit të bletëve.Mark TirtaBashkëbisedoni rreth kulteve të këtij teksti. A vlerësohen sot këto lloje kafshësh, shpendësh ose insektesh ashtu si dikur? Kërkoni ndihmën e prindërve ose të mësuesit/es për t’u përgatitur për këtë temë.BashkëbisedojmëLexojmë153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159