Page 156 - Demo
P. 156


                                    ZogjtëNjë tufë zogjsh në fluturim kryen akrobaci pa pasur nevojë për urdhrat e një prijësi, duke ndërruar drejtim papritur e papandehur, duke u ndarë në dysh pa e humbur orientimin, apo duke u ulur në tokë pak sekonda për t’i shpëtuar një grabitqari. Se si është e mundur që një sistem shumë i ndërlikuar i mijëra individëve vetëm pak centimetra larg njëri-tjetrit arrin të veprojë si një njeri i vetëm, duke ndryshuar drejtim, dendësi dhe lartësi brenda pak çastesh, është një mister që ngjall kureshtjen jo vetëm të etologëve, por edhe të fizikanëve. Ja përse një grup studiuesish të universitetit të Budapestit ka nisur të hetojë dinamikat e një tufe pëllumbash në fluturim, duke iu lidhur në shpinë një GPS të vogël, 16 gramë, dhe duke mbajtur shënim ndryshimet e kursit të fluturimit plot 5 herë në sekondë.Studimi hungarez botohet sot nga revista shkencore Nature. Rregulla e sjelljes së përgjithshme të një tufe është se pjesëtari i tufës që ndodhet pas, ndjek atë që ka përpara. Sistemi duket tej mase hierarkik. “E megjithatë, hierarkitë janë të ndryshueshme dhe roli i çdo zogu të veçantë mund të ndryshojë pareshtur”, − shpjegon Dora Biro, studiuese në Universitetin e Oksfordit, që ka marrë pjesë në studim. “Ky sistem i ndërkëmbyeshëm prijësish dhe vartësish, në të cilin edhe hierarkitë më të ulëta kanë peshën e tyre dhe mund të japin ndihmesë, përbën një sistem shumë efikas për të marrë vendime.”Të joshur nga shfaqja e tufave të zogjve që përvijojnë figura të çuditshme në qiellin e Romës, edhe fizikanët e universitetit La Sapienza iu përkushtuan studimit të zogjve. “Çdo mbrëmje, plot tre dimra rresht, u ngjitëm në çatinë e muzeut të Pallatit Massimodhe fotografuam formacionet e tufave të zogjve”, − shpjegon Andrea Kavanja, fizikan i Institutit të Sistemeve Komplekse të Këshillit Kombëtar të Studimeve dhe anëtar i projektit evropian Superflag, që ka marrë financime nga Bashkimi Evropian dhe ka përfshirë punën e shtatë instituteve evropiane të fizikës. Pasi u shkrepën mijëra fotografi të zogjve në fluturim, studiuesit ndërtuan me shumë durim, në tre përmasa, ndryshimin e formës, drejtimit dhe dendësisë së tufave. Studimi i tyre rreth formës kaleidoskopike të fluturimit të zogjve romanë është botuar në vitin 2008, në gazetën zyrtare të Akademisë Kombëtare të Shkencave të ShBA-së.Akrobatë, prijës dhe anëtarë të thjeshtë: ja rregullat e një tufeetolog − studiues që merret me studimin e sjelljeve të kafshëve.dinamikë − lëvizjet e trupave.hierarki − këtu: rendi i përgjegjësive, nga më të ulëtat deri në më të lartat.formacion − këtu: mënyra e vendosjes.FjalorLexojmë154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160