Page 157 - Demo
P. 157
Studim tekstiZogjtë “Në tufat shumë të mëdha, që grupojnë deri në dhjetë mijë individë, prishet çdo lloj sistemi udhëheqjeje”, − shpjegon Kavanja. Edhe rregulla e ndjekjes së atij që ke përpara nuk bën punë. E megjithatë, grupet e zogjve arrijnë të vizatojnë në qiell forma që ndryshojnë sekondë pas sekonde pa e humbur kompaktësinë, pa ndryshuar pozicionin ndaj shokëve dhe për më tepër pa u përplasur me njëri-tjetrin. “Çdo tufë, – shpjegon fizikani roman, – merr si referim një grup të vogël individësh të tjerë, përgjithësisht gjashtë ose shtatë, jo domosdoshmërish pranë tij. I mjafton të lëvizë në unison me ta për t’u bërë pjesë e një grupi unik. Krijohet kështu një sistem kontrolli i shpërndarë, ku mjafton të ndjekësh rregulla të thjeshta për të arritur një lëvizje kolektive shumë komplekse”.Të heqësh një paralele midis shoqërisë së njerëzve dhe tufave të zogjve është një objektiv që shkon përtej synimeve të kërkuesve. “Po merremi me studimin se si mund të udhëheqim një grup mikrorobotësh. Duke marrë shkas nga sjellja e vetorganizuar e zogjve, në vend të një kontrolli të centralizuar, mund të gjendet zgjidhja më frytdhënëse për të ruajtur koordinimin e lëvizjeve të një grupi robotësh të vegjël fluturues”. Një grup tjetër fizikanësh në Romë, i kryesuar nga Irene Xhardina, ka marrë një financim nga Instituti Italian i Teknologjisë në Gjenovë. “Por këtë herë s’do të merremi me zogjtë, do të ndjekim mizat e vogla”, shpjegon Kavanja, që ka filluar të endet me biçikletë fshatrave përreth kryeqytetit në kërkim të vendeve të lagështa plot me luzma mizash të vogla. kaleidoskopike − këtu:që të befason me pamjen.unison − në mënyrë të njëjtë.të centralizuar − të përqendruar.luzma − tufa.Titulli i një shkrimi, artikulli apo reportazhi është tepër i rëndësishëm, pasi është elementi i parë me të cilin përballet lexuesi/ja. Ndaj, zakonisht autorët zgjedhin një titull që tërheq vëmendjen, që përshkruan përmbajtjen e tekstit ose që zgjon kërshërinë e lexuesve/eve për ta lexuar tekstin më tej. Një mënyrë për ta bërë titullin tërheqës është edhe përdorimi i fjalëve të pazakonta. Shpesh titulli shoqërohet edhe me nëntitull. Nëntitulliështë një rresht i dytë i vendosur poshtë titullit, që zgjeron e çon më tej atë çka thotë titulli ose informon më tepër rreth shkrimit. Si rregull, dallimi mes titullit e nëntitullit bëhet me anë të madhësisë së shkronjave ose llojit të shkrimit të përdorur. FjalorAnalizojmë tekstin1 Në secilin prej paragrafëve të këtij teksti dalloni nga një fakt:Paragrafi 1Paragrafi 2Paragrafi 3Paragrafi 42 Si e kuptoni frazën: \zogjve është një objektiv që shkon përtej synimeve të kërkuesve.\Gjuha e tekstit3 Fjala e nënvizuar në fjalinë \të çuditshme në qiellin e Romës\krijojnë; formojnë; vizatojnë; vijëzojnë.4 Nënvizoni të gjitha fjalët apo frazat e gjuhës formale në shkrimin e mësipërm:P.sh.: merr si referim..., duke marrë shkas nga...Lexojmë155

