Page 158 - Demo
P. 158
Studim teksti1. Zgjidh gjithnjë libra që përshtaten me moshën dhe aftësitë e tua.2. Provo të lexosh libra me tema të ndryshme dhe të llojeve të ndryshme, në mënyrë që të përcaktosh cilët mund të të japin më shumë kënaqësi.3. Angazhohu seriozisht dhe me këmbëngulje në leximin e njëzet-tridhjetë faqeve të para të një libri, në mënyrë që “të kapësh thelbin e librit”. Ka libra që të bëjnë për vete që në faqen e parë, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë kohë për të të tërhequr.Gjashtë këshilla për të rritur pasionin për të lexuarKëshillat janë udhëzime që i jepen dikujt për ta ndihmuar ose për ta mësuar si duhet të sillet a si duhet të veprojë, për ta ndihmuar që të korrigjojë të metat, të ndreqë gabimet etj. Këshillat e mëposhtme na ndihmojnë që të orientohemi mes botimeve të shumta dhe të zgjedhim ato që përputhen me interesat tanë. Qëllimi i tyre është që të bëjmë pjesë të pandarë të jetës leximin dhe të marrim kënaqësi prej tij.Para leximit4. Pasi arrin “ta kapësh thelbin e librit”, mos ki ndrojtje të kapërcesh rreshta apo edhe fragmente të tëra që nuk të interesojnë. Kur lëmë pa lexuar pjesë të caktuara të një libri, ne arrijmë të krijojmë një vizion tonin për librin dhe kjo na bën të ndihemi aktivë. Gjithsesi, nuk duhet abuzuar me këtë praktikë, sepse, po të veprojmë vazhdimisht kështu, mund të na krijohet një lloj zhgënjimi si ai që provojmë kur shëtitim nga njëri kanal në tjetrin me telekomandën e televizorit për të kërkuar një program që na intereson.5. Mbaj shënim titullin e një libri për të cilin dëgjon fjalë të mira (nga një shok, në televizor etj.) dhe blije në rastin më të parë. Nuk duhet shtyrë për më vonë blerja e një libri, edhe pse aty për aty nuk kemi kohë për të lexuar, sepse herët a vonë, do të paraqitet rasti për t’i kushtuar kohë leximit dhe atëherë do të kënaqemi pa masë që kemi mundësi të lexojmë një libër që i përshtatet shijes sonë.Lexojmë1563 Tekste udhëzuese

