Page 16 - Demo
P. 16


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni baladën dhe përgjigjuni pyetjeve:a) Çfarë ndodhi pasi nëna vuri mishin në kusi?b) Ku duken shenjat e gjëmës?c) Jepni detajet që tregojnë se nëna nuk arrin ta besojë ardhjen e Doruntinës.ç) Çfarë tregojnë pyetjet që bën nëna, kur dëgjon trokitjen në derë?d) Çfarë tregon nxitimi i vëllait?dh)Nga buron gëzimi i Doruntinës?e) Ç’lloj marrëdhëniesh familjare shtjellon kënga?ë) Për cilin virtyt të lashtë të popullit shqiptar bën fjalë balada?Analizojmë tekstin2 Pse nëna e lidh humbjen e djemve të saj me djepet? Si jepet përmasa e tragjedisë së humbjes përmes numrit 9?3 Gjeni disa krahasime në këngë dhe thoni rolin e tyre.4 Gjatë këngës, ndeshim vargje dyshe që tingëllojnë si refren i kënduar nga një kor. Gjejini ato dhe shpjegoni rolin që luajnë në ngjarje. Ç’mesazh përcjellin?5 Gjeni në baladë dy momentet kur nëna mallkon. Kujt i drejtohet mallkimi i parë? Po i dyti?Pse ato e tensionojnë atmosferën e ngjarjes? 6 Ç’përfytyrim ju ngjall onomatopeja: \Gjuha e tekstit7 Identifikoni tiparet e gjuhës së kësaj balade nëpërmjet pyetjeve:Nga se karakterizohet dialogu vëlla-motër? Shpjegoni rolin e kontrastit në shembujt: i gjallë/i vdekur dhe jeta/vdekja.Gjeni nga një fjalë sinonime në gjuhën standarde për dy fjalët dialektore:dyfek ________________________ cilë ________________________DetyrëKthejeni baladën në prozë, duke ruajtur karakteristikat e saj.Gjeni materiale për besën dhe diskutoni rreth tyre. Ndaluni te lidhja mes besës dhe ringjalljes.ShkruajmëRrëfeni një përvojë personale që lidhet me besën. Mbani parasysh që jo vetëm të tregoni në vetë të parë faktet dhe ngjarjet që vendosen në një hapësirë dhe kohë të mirëpërcaktuar, por mbi të gjitha të shprehni përjetimet dhe ndjenjat tuaja, duke i përcjellë në mënyrë sa më origjinale. Sigurohuni që shkrimi të ketë: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen. Lexojmë14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20