Page 160 - Demo
P. 160
Shkruajmë një plan për një projektNjë plan pune është përcaktimi i objektivave dhe i proceseve, përmes së cilave, një grup ose një person synon të përmbushë qëllimet e tij në një projekt të caktuar, për një periudhë kohore të dhënë. Planet e punës janë kusht i domosdoshëm i organizmit dhe realizimit të një projekti. Nëpërmjet tyre, tërë procesi i planifikuar copëzohet në detyra të vogla dhe të arritshme. Mësoni si të shkruani një plan pune, në mënyrë që të jeni të përgatitur për projektet e ardhshme.Identifikoni qëllimin e planit të punës.Planet e punës shkruhen për arsye të ndryshme. Përcaktoni qartë qëllimin e më pas filloni përgatitjen e planit. Kini parasysh që shumica e planeve të punës hartohen për një periudhë të caktuar kohe (p.sh.: 6 muaj, 1 vit, 3 vjet etj.).Përcaktoni objektivat tuaj. Qëllimet dhe objektivat janë të lidhur, pasi tregojnë se çfarë shpresoni të përmbushni përmes planit tuaj të punës. Megjithatë, kini parasysh edhe dallimet: qëllimet janë të përgjithshme, kurse objektivat janë më të përcaktuar. Qëllimet kanë një fushëpamje të gjerë, që përqendrohet në rezultatin e dëshiruar përfundimtar të planit tuaj të punës. Objektivat janë specifikë dhe të matshëm. Përcaktoni saktësisht veprimtarinë që do të kryhet për të arritur objektivat tuaj. Për këtë përgjigjuni pyetjeve: Saktësisht, çfarë do të bëjmë? Për kë? Renditni burimet tuaja. Përfshini çdo gjë që do të jetë e nevojshme për të arritur qëllimet dhe objektivat tuaj. Burimet do të ndryshojnë, varësisht nga qëllimi i planit të punës. Në projektet shkollore, burimet mund të përfshijnë biblioteka të ndryshme; materiale kërkimore si libra, gazeta dhe revista; kompjuterin dhe kërkimet në Internet; si dhe profesorë ose individë të tjerë që mund t’ju ndihmojnë nëse keni pyetje.1 2354Përcaktoni kohën kur do të kryhet veprimtaria. 158Shkruajmë

