Page 162 - Demo
P. 162
Studim tekstiShpyllëzimi është procesi i shkatërrimit të një pylli dhe zëvendësimi i tij me diçka tjetër. Sot, termi përdoret për t’iu referuar shkatërrimit të pyjeve nga njerëzit me qëllim përdorimin e tokave për sisteme bujqësore apo për ndërtimin e banesave. Për t’i kuptuar më mirë efektet e shpyllëzimit, duhet të njohim disa nga përparësitë dhe mangësitë e këtij procesi.Përparësitë e shpyllëzimit1. Sigurohen lëndë drusore dhe qymyr druri.Me anë të kësaj metode, njerëzit mund të nxjerrin burime natyrore, të tilla si lëndë drusore dhe qymyr druri, të cilat mund të përdoren nga industritë dhe bizneset për rritje tregtare dhe ekonomike.2. Rriten mundësitë e punësimit.Lënda e drurit që vjen si rezultat i shpyllëzimit, rrit kërkesën nga industritë e lëndëve të drurit, të prodhimit, transportit dhe ndërtimit për më shumë forca pune, të cilat bëjnë të mundur punën që lidhet me këto procese. Në këtë mënyrë, rriten mundësitë e punësimit dhe shtohen vendet e punës. 3. Priten pemët e thara ose të sëmura. Në disa raste, pemët priten për shkak të tharjes apo sëmundjes së tyre. Përmes shpyllëzimit, ato zëvendësohen me mbjelljen e fidanëve më të shëndetshëm.4. Zgjerohen sipërfaqet e banueshme.Ndodh shpesh që tokat e shpyllëzuara të përdoren për të ndërtuar shtëpi. Kështu, çmimet e banesave do të jenë më të leverdishme dhe këto të fundit do të ndërtohen në një terren më të qëndrueshëm.Përparësitë dhe të metat e shpyllëzimitNë një tekst argumentues, autori ose autorja argumenton për një çështje të caktuar dhe përpiqet të bindë lexuesin/en duke dhënë argumente në mbështetje të idesë që ai/ajo ka. Shpeshherë, tekstet argumentuese japin edhe argumentet, edhe kundërargumentet, për çështjen që diskutohet. I tillë është edhe teksti “Përparësitë dhe mangësitë e shpyllëzimit”, që jep të mirat dhe të këqijat e shpyllëzimit. Shpyllëzimi përbën një nga çështjet më të mprehta mjedisore dhe për të diskutohet gjerësisht në shumë vende të botës.Para leximit1604 Tekste argumentuese

