Page 163 - Demo
P. 163
Përparësitë dhe të metat e shpyllëzimit5. Hapen më shumë toka bujqësore. Përmes spastrimit të një sektori pyjor, njerëzit kanë hapësirë të mjaftueshme të tokës për qëllime bujqësore. Në këtë mënyrë, prodhimi bujqësor rritet, çka sjell përmirësimin e jetesës për banorët e zonës. Të metat e shpyllëzimit1. Dëmton kafshët e egra dhe shkatërron mjedisin e tyre të banimit.Pemët shërbejnë si shtëpi, si burim ushqimi dhe mbrojtjeje për kafshët e insektet. Ato janë element kryesor në një ekosistem, dhe pa to, i gjithë rajoni do të ndikohej, me shumë mundësi, duke çuar në zhdukjen masive të kafshëve.2. Lë gjurmë në mjedis.Shpyllëzimi mund ta shndërrojë një zonë me pemë të bukura të gjelbëruara e të shëndetshme, në një djerrinë të pistë. Gjatë kohës së shpyllëzimit, mund të rritet edhe ndotja akustike, për shkak të pajisjeve që përdoren për të prerë pemët. 3. Ndikon negativisht në kushtet e klimës.Gjasat janë që shpyllëzimi të ndikojë ndjeshëm tek efekti serrë, sepse me prerjen e pemëve nuk do të jetë e mundur që niveli i dioksidit të karbonit të ulet në atmosferë. Të gjithë e dimë se bimët e përdorin këtë gaz për të kryer proceset jetësore.4. Shkakton erozion të tokës.Sipas Fjalorit të Trashëgimisë Shkencore Amerikane, pemët parandalojnë procesin e shkretimit dhe erozionit. Shpyllëzimi mund ta transformojë tokën, që ishte e përshtatshme njëherë e një kohë për bujqësi, në një shkretëtirë.161

