Page 164 - Demo
P. 164
Studim teksti5. Ndikon në ciklin e ujit.Pemët dhe bimët janë thelbësore për procesin e qarkullimit të ujit në natyrë, kështu që nëse priten, uji nuk do të kthehet më në atmosferë nëpërmjet avullimit. Për pasojë, klima do të bëhet më e thatë. Në përgjithësi, shpyllëzimi cilësohet si një proces mjaft negativ. Përfitimet ekonomike që mund të vijnë janë afatshkurtra dhe nuk i tejkalojnë aspektet pozitive të pemëve në mjedis. Përveç kësaj, kritikët thonë se shumë nga përfitimet ekonomike që vijnë nga shpyllëzimi janë të paqëndrueshme dhe se këto të ardhura mund të sigurohen me mënyra të tjera, përmes ruajtjes së pyjeve dhe pemëve që janë mbjellë tashmë. Kuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Çfarë është shpyllëzimi?b) A është e mundur që të ndërtohen banesa në zonat e shpyllëzuara?c) Si ndikon shpyllëzimi në rritjen e prodhimit bujqësor?ç) Çfarë mund të ndodhë me kafshët në një zonë që shpyllëzohet?d) Si ndikon në klimë shpyllëzimi i zonave të caktuara?dh) Çfarë ndodh me tokën e shpyllëzuar?e) A është i bukur një mjedis i shpyllëzuar? Argumentoni përgjigjen.Analizojmë tekstin2 Në një plan afatgjatë, a duhet zgjedhur shpyllëzimi si mënyrë për të rritur ekonominë?3 Në tekstin e mësipërm, autori ka paraqitur si përparësitë, ashtu edhe të metat e shpyllëzimit. Si mendoni, çfarë qëndrimi mban ai vetë ndaj shpyllëzimit? Është pro apo kundër këtij procesi? Argumentoni përgjigjen.4 Teksti mbyllet me një pyetje për lexuesin/en. Interpretoni çfarë funksioni ka ajo. Shënoni me .Është ftesë për të reflektuar rreth përparësive të shpyllëzimit.Do të ndërgjegjësojë lexuesin/en për pasojat e shpyllëzimit.Është pyetje retorike.Fton lexuesin/en të mbajë qëndrim rreth përparësive dhe të metave të shpyllëzimit.Reflektojmë rreth tekstit5 Çfarë çështjesh mjedisore janë shqetësuese në vendbanimin tuaj? Diskutoni rreth mënyrave të zgjidhjes së këtyre problemeve.Detyrë Gjeni informacione rreth efektit serrë dhe shkruani se si lidhet shpyllëzimi me këtë efekt.Lexojmë162

