Page 165 - Demo
P. 165


                                    A duhet të lejohen celularët në shkolla?Debati për lejimin ose jo të celularëve në shkolla ka kohë që zhvillohet në vende të ndryshme të botës. Një studim në Britani zbuloi se shkollat që ndaluan celularët, kanë rezultate më të mira akademike. Sipas këtij studimi, kur nxënësit nuk shkojnë në shkollë me celularë me vete, rezultatet e tyre në mësime rriten në të njëjtën mënyrë sikur nxënësit të kishin bërë një javë më shumë mësim. Sakaq, ka ende shumë të tjerë që mendojnë se celulari duhet të merret në shkollë, për shkak të funksioneve pozitive që mund të ketë. Para leximitJa një pyetje që i mban disa prindër zgjuar gjatë natës: A duhet të lejohen fëmijët të mbajnë celularë në shkollë? Ka shumë nga ata që mendojnë se jo, teksa të tjerë mendojnë se fëmijët, për arsye të ndryshme, duhet t’i kenë me vete celularët në shkollë. Sipas një studimi të zhvilluar nga Qendra për Performancë Ekonomike, në Shkollën londineze të Ekonomikut, efekti i ndalimit të celularëve nga shkolla llogaritet sa thuajse një javë mësimi shtesë. Studimi i quajtur “Ndikimi i celularëve në mbarëvajtjen e procesit mësimor”, zbuloi se, pasi disa shkolla ndaluan celularët, rezultatet e testeve të nxënësve të moshës 16 vjeç u përmirësuan me 6,4 për qind. Ndalimi i celularëve solli përmirësime në rezultatet mësimore të nxënësve me arritje të dobëta, të cilët përfituan dyfish më shumë krahasuar me nxënësit mesatarë. Sipas studimit, ndalimi i përdorimit të celularëve në shkollë nuk pati efekt te rezultatet e nxënësve të shkëlqyer. Pra, për prindërit që duan të zhvillojnë perspektivat akademike të fëmijëve, përgjigjja ndaj pyetjes “A duhet të lejohen fëmijët të mbajnë celularë në shkollë?” është \Zbulimet e këtij studimi i shtohen debatit rreth qasjes së fëmijëve ndaj celularëve. Në Britaninë e Madhe, më shumë se 90 për qind e adoleshentëve zotërojnë një celular, në ShBA, rreth një ndër katër fëmijë ka një të tillë. Por mbizotërimi i pajisjeve teknologjike është një problem për mësuesit, të cilët tanimë përballen me këtë dukuri kaq të përhapur. Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2001, asnjë shkollë nuk i kishte ndaluar celularët. Deri në vitin 2007, 50 për qind e shkollave e kishin ndaluar përdorimin e celularëve në shkollë, ndërsa në vitin 2012, rreth 98 për qind të shkollave nuk i lejonin celularët në ambientet e tyre ose kërkonin që ata të dorëzoheshin në fillim të ditës. Po ashtu, ka nga ato shkolla ku ka filluar të lejohet përdorimi i kufizuar i telefonave celularë. Përparimet teknologjike shihen shpesh si nxitëse të produktivitetit. Lexojmë163
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169