Page 166 - Demo
P. 166


                                    Studim tekstiTeknologjia moderne përdoret në klasa për të ndihmuar më shumë nxënësit në ilustrimin e shembujve. Megjithatë, ajo mund të çojë në shpërqendrim.Nga ana tjetër, personat që mbështesin lejimin e celularëve në shkollë japin një sërë argumentesh. Celularët mund të shërbejnë për të gjurmuar aktivitetin e fëmijëve, me anë të programeve të caktuara që u lejojnë atyre të dinë se çfarë bën fëmija në celular dhe ku ndodhet ai. Gjithashtu, celularët shërbejnë si mjet emergjence. Ndalimi i celularëve në shkolla mund t’i nxisë shumë fëmijë të mos i marrin fare me vete. Por celularët përdoren edhe si mjet komunikimi për situata tepër të vështira, kur fëmija ka nevojë për ndihmën prindërore. Një tjetër argument që jepet, ka të bëjë me funksionimin e celularit si “bllok shënimesh” dhe po ashtu, me lehtësinë për të hyrë në internet përmes tij për të gjetur informacionin e nevojshëm menjëherë. Krahas këtyre argumenteve, thuhet edhe se celularët mund të përdoren si mjet masiv komunikimi. Duke krijuar rrjete të tilla komunikimi ose duke shfrytëzuar ato që kanë, mësuesit mund ta përdorin celularin për të shpërndarë informacion më shpejt. Ata mund të qëndrojnë në kontakt edhe me prindërit e fëmijëve.Kuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Çfarë i shqetëson prindërit e nxënësve?b) Si quhet studimi i kryer për efektet e ndalimit të celularit në shkollë?c) Në cilin vit lejohej përdorimi i celularëve në shumicën e shkollave?ç) Cilët nxënës kanë përfituar më shumë (sipas studimit) gjatë kohës që telefoni celular nuk u lejua në shkollë?d) Për çfarë përdoret teknologjia moderne në klasa?Analizojmë tekstin2 Si nis teksti? Përse shërben një nisje e tillë?3 Ku është kryer studimi që përmendet në tekst dhe çfarë argumentesh jep në lidhje me lejimin e celularëve në shkollë?4 Plotësoni tabelën me argumente nga teksti. Argumente pro lejimit të celularëve në shkollëArgumente kundër lejimit të celularëve në shkollëGjuha e tekstit5 Gjeni në tekst të dhënat që jepen me shifra.Përse përdoren ato?A janë njësoj të besueshme dhe bindëse argumentet që nuk shoqërohen me shifra?Lexojmë164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170