Page 167 - Demo
P. 167
Studim teksti6 Gjeni fjalë e shprehje që lidhen me fushën e studimit (hulumtimit) dhe me fushën e teknologjisë.7 A përdoret gjuha e figurshme në këtë tekst? Argumentoni përgjigjen.Detyrë Diskutoni të ndarë në grupe nëse duhet që ju dhe bashkëmoshatarët tuaj të përdorni telefonat celularë brenda dhe jashtë mjedisit të shkollës.ShkruajmëSi të shkruajmë një ese argumentueseEseja argumentuese është një shkrim, i cili synon të bindë lexuesin/en për vërtetësinë e një çështjeje nëpërmjet argumenteve dhe shembujve të shumta, të cilat janë në përputhje me qëndrimin e shkruesit. Hapi i parëShkruani hyrjen e esesë, duke shpjeguar shkurtimisht temën që ju është dhënë.Hapi i dytë Formuloni tezën tuaj. Teza është një pohim i qartë, që përmbledh pikëpamjen tuaj për çështjen që do të argumentoni. Teza shfaqet zakonisht në fund të paragrafit hyrës. Shembull: Konsumi i përditshëm i mishit të kuq, ndikon negativisht në shëndetin e njeriut. (Kjo tezë lidhet me një temë të debatueshme dhe interesante për t’u argumentuar.) Hapi i tretë Shkruani zhvillimin e esesë. Formuloni dhe strukturoni argumentet tuaja. Mbështetini ato me fakte, shembuj dhe prova. Shembull: Renata Miça, profesore në sektorin e Shëndetit Publik në Harvard, deklaron se për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit, duhet shmangur konsumi i mishit të përpunuar, p.sh.: sallamra, proshuta etj., transmeton Lajmi.net.Përdorni fraza që i përshtaten natyrës së tij. Ato krijojnë mundësinë për të shprehur opinionet, për të mbrojtur qëndrimin tuaj, për të renditur faktet, shembujt etj. Disa prej tyre janë: Unë besoj se...; Ka shumë arsye për të mbështetur tezën time, të cilat përfshijnë...; Arsyeja e parë është...; Në radhë të parë...; Për më tepër...; Mund edhe të thuhet...; Në vijim të...; Për tëpërmbledhur argumentet...; Si përfundim... etj.Hapi i katërtShkruani mbylljen e esesë. Ju mund të zgjidhni forma të ndryshme mbylljeje, por në thelb të saj qëndron përfundimi i nxjerrë nga argumentet e dhëna, në formë të përmbledhur. Pra, është një rimarrje e tezës, që tashmë është vërtetuar, dhe shprehet me fjalë të tjera. Shkruani një tekst argumentues rreth dobisë së gjelbërimit në ambientin ku jetojmë. hyrjatezaArgumenti 1 Argumenti 2 Argumenti 3dëshmi fakte provaPërfundimiLexojmë165

