Page 168 - Demo
P. 168


                                    Studim tekstiPërshkruajmë në mënyra të ndryshmeDy tekstet e mëposhtme janë përshkruese. Në to përshkruhen dy kafshë: ariu i zi amerikan dhe hardhuca. Tekstet ndryshojnë nga njëri-tjetri, jo vetëm për shkak të kafshës që përshkruajnë, por edhe për shkak të mënyrës se si e realizojnë përshkrimin: në mënyrë objektive dhe në mënyrë subjektive.Ariu i ziAriu i zi amerikan është një mishngrënës trupmadh që, kur ngrihet mbi gjymtyrët e pasme, arrin edhe më shumë se dy metra lartësi. Ka qime të dendura e të kreshpëruara me ngjyra që shkojnë nga e zeza te kafja, e verdha dhe e bardha. Turirin e ka ngjyrë kafe dhe përgjithësisht më të çelur se pjesën tjetër të trupit; bishtin e ka të shkurtër dhe thuajse të fshehur.Ariu ecën duke u mbështetur në katër putra me pesë gishta, të pajisur me kthetra të mëdha. Ai arrin të zhvendoset edhe duke u mbështetur vetëm mbi këmbët e pasme. Pavarësisht shtatit të bëshëm, është kacavjerrës i zoti dhe vrapues i shpejtë: arrin të vrapojë deri pesëdhjetë kilometra në orë.M. de JongPërshkrimi objektivKur përshkruajmë nëpërmjet një morie të dhënash objektive për të informuar lexuesin/en rreth pamjes së objektit/frymorit që përshkruajmë, cilësive, karakteristikave, pa shprehur kurrsesi përshtypje, emocione, ndjesi, vlerësime, kemi realizuar një përshkrim objektiv. Përdoren dendur terma specifikë apo mbiemra. HardhucaAtë ditë, kishte një dritë të bukur dhe hardhuca që kisha përpara, rrinte krejt pa lëvizur me trupin e lakuar, kthetrat e zgjatura dhe turirin e kthyer nga ne.Dukej si e ngurtësuar nga ndonjë magji. Po e soditja atë krijesë si të mos kisha parë kurrë një të tillë: ata dy sy me bebëza të zeza si qymyri në një iridë të verdhë; ato katër kthetra aq të shkathëta; atë bisht të gjatë që aq herë ishte këputur në gishtat e mi, kur isha djalë dhe shkoja për gjueti hardhucash në muret që rrethonin pellgun e ujit.Lëkura e veshur me luspa ishte një kryevepër ngjyrash që ndryshonin në varësi të pasqyrimit të dritës. Tërë trupi përpiqej t’i jepte hare vështrimit të saj.M. RolandPara leximitLexojmë1665 Tekste përshkruese
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172