Page 17 - Demo
P. 17


                                    Na ishte njëherë një gjysh e një mbesë, bareshë, që jetonin vetëm në malësi. Gjyshi plak me një barrë dru në shpinë, u kthye atë mbrëmje vere i lodhur në shtëpi. Shkarkoi drutë në oborr dhe, duke lëshuar një “uf ” të thellë, u ul mbi një gur te pragu.Baresha, që në atë çast po rregullonte bagëtinë, e dëgjoi, mbylli portën e vathës dhe, duke iu afruar atij, e pyeti me ëmbëlsi:– A u lodhe fort sot, o gjysh?– Nga pak, bija ime! E po, plak jam tash, edhe lodhem. Por kur të shoh ty të gëzuar, më përtërihen forcat. Ajo u ul pranë tij dhe ky i vuri mbi kokë dorën e rreshkur e nyje-nyje.– Po si e kalove ditën? – pyeti përsëri vajza.– Mirë e kalova. Bëra drutë dhe, kur po kthehesha në shtëpi, takova në rrugë një njeri të çuditshëm. Ndoshta ishte i lodhur shumë, sepse nga fjalët që më tha, nuk m’u duk njeri me mend.– Po pse? Çfarë të tha? – e pyeti me kureshtje baresha.– Kur u takuam në rrugë, u gëzua shumë dhe, pasi më dha një dorë duhan për llullë, më tha: “Sa mirë që të gjeta, more mik, se kështu do ta bajmë me radhë njëri-tjetrin”. Dëgjon ti? Unë mezi po ecja i lodhur nga barra e druve dhe ai më thoshte ta bajmë njëri-tjetrin!Baresha qeshi.– Gjysh i dashur, – i tha atëherë, – ti nuk e ke kuptuar atë që ka dashur të thotë ai. Ato fjalë duhen kuptuar kështu: “Sa mirë që të takova, or mik, se duke qenë së bashku, do t’i heqim mërzinë njëri-tjetrit me fjalë”.– Ashtu?! Po, mirë e ke ti. Kështu do të ketë dashur të thotë.– Po tjetër, çfarë të tha udhëtari? – pyeti mbesa.– Kur arritëm te përroi që zbret nga mali, më pyeti: “Ky përrua çfarë sjell me vete, ar e argjend apo lot e helm?”. Kjo më habiti më shumë dhe iu përgjigja aty për aty: “Përroi vetëm ujë sjell me vete dhe asgjë tjetër.” Hë, si thua, ti, u përgjigja mirë?– Jo, gjysh! Prapë nuk e ke kuptuar çfarë ka dashur të thotë. Ajo pyetje duhet kuptuar kështu: “A e ka kanalizuar fshati këtë ujë, që të ujitë arat e mbjella dhe t’u shtojë prodhimin, apo e keni lënë pas dore që, në dimër, kur të fryhet, t’ju marrë edhe kasollet?”Gjyshi e pa përsëri mbesën.– Shiko, shiko, sa bukur e gjete! Vërtet kështu do të ketë dashur të thotë.Para leximitMençuria e popullit vathë – vend i rrethuar me gardh, zakonisht i pambuluar, ku mbahet a ku rri bagëtia.kureshtje – dëshirë e madhe për të parë, për të dëgjuar ose për të mësuar diçka të panjohur ose gjëra të reja.kanalizoj – hap një rrjet kanalesh ujitëse, kulluese që uji të mos përmbytë vendin.Teksti i mëposhtëm është një kallëzim popullor që, ashtu si dhe përralla, tregohet nga populli. Ky tekst ndryshon prej përrallës, sepse ngjarjet që tregohen në të janë reale, kanë ndodhur ose mund të ndodhin, si dhe personazhet e tyre janë njerëz të zakonshëm, që i takojmë në jetën e përditshme. Ndërsa ngjarjet e përrallave janë të trilluara, me elemente fantastike, me personazhe që kanë karakteristika ose dhunti të jashtëzakonshme.FjalorLexojmë15Tekste nga letërsia popullore
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21