Page 170 - Demo
P. 170
Vendi me më shumë libra sesa banorëTeksti i mëposhtëm përshkruan karakteristikat e një qyteti që është disi i pazakontë, sepse atje, kudo të sheh syri libra. Hollësitë e shumta e bëjnë më të gjallë dhe më të prekshëm përshkrimin. Tekstet që përshkruajnë vende, përfshijnë përshkrime të hollësishme rreth emrit dhe pozicionit gjeografik të vendit që përshkruhet; rreth klimës, natyrës, njerëzve dhe mënyrës së jetesës. Teksti që do të lexoni, megjithatë, përqendrohet te përshkrimi i asaj që e bën të veçantë këtë qytet, krahasuar me të tjerët.Mirë se vini në Mundal, i njohur edhe si qyteza norvegjeze e librave! Kjo qytezë ndodhet në Norvegjinë Perëndimore dhe numëron rreth 280 banorë, thuajse të gjithë fermerë, por më shumë se 150 mijë libra. Syri të zë shtëpi të bukura prej druri që gjenden fare pranëfjordit, ndërsa në mes të qytetit, një kishë, e cila daton në vitin 1860. Qyteti piktoresk, me natyrë të mrekullueshme dhe ngjyra të këndshme, është disi i izoluar dhe deri në mes të viteve 1990 atje mund të shkohej vetëm me varkë. Në vitin 1996, qyteza iu bashkua projektit “Qytet librash”, duke u bërë kështu një qytet letrar. Në Mundal vijnë turistë nga e gjithë bota, të cilët i bashkon një pasion i vetëm: dashuria për librat. Aty, librat dhe libraritë ndodhen kudo: në stalla të vjetra, në dyqane të dorës së dytë, në lokale, në galeri arti, në rafte përgjatë bregdetit, madje edhe në kabinat e vjetra telefonike. Po ashtu, ndërtesat publike dhe libraritë kanë një tematikë të caktuar, për shembull: histori, art, udhëtime, letërsi etj. Rruga kryesore e qytetit është e mbushur me rafte, me libra të vjetër apo të përdorur. Një libër kushton rreth 1 euro. Për t’i blerë, mjafton t’i fusni paratë në arkë. Askush nuk rri që të ruajë librat që shiten. Në arkën e parave shkruhet fjala “nder”, pra çdokush supozohet të jetë i ndershëm që të paguajë për librin që merr. Nga ana tjetër, në Mundal mirëpriten librat që çdokush mund të ketë për të dhuruar. Në qytezën norvegjeze të librave, libraritë janë të hapura nga mesi i majit deri në shtator. Nga tetori e më pas, qyteza hyn thuajse në letargji, për t’u rizgjuar nga fundi i prillit. Sidoqoftë, Mundali është gjallëruar falë librave, aktiviteteve e festivaleve letrare. Ky vend është i mrekullueshëm, gati surreal. Në Mundal, turistë nga pothuaj të gjitha vendet vijnë për gjueti librash. Sot në botë ekzistojnë rreth 20 “Booktown”. Librat dhe libraritë janë arsyeja pse fjord – gji deti i thellë dhe i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura: fjordet e Norvegjisë.letargji – gjumë dimëror.surreal – i pavërtetë, i pazakonshëm, si në imagjinatë.FjalorPara leximitLexojmë168

