Page 171 - Demo
P. 171
ekzistojnë këto qytete letrare, parajsa për ata njerëz që lexojnë.Megjithatë, Mundali nuk është i vetmi vend që numëron më shumë libra se banorë. Hay-on-Wye në Uells, numëron 1400 banorë, më shumë se 40 librari e biblioteka dhe rreth 2 milionë vëllime librash. Qyteti anglez i librave është krijuar në vitin 1961 nga Riçard Both. Ndërsa sot platforma lidh të gjitha “qytetet letrare” të planetit, nga Evropa në Malajzi, e deri në Australi. Mjafton t’i vizitoni këto qytete dhe të zhyteni në magjinë e librave të tyre, të prekni nga afër faqet e vjetruara, por plot aromë karakteristike, të romaneve që mezi presin t’iu shpërfaqin veten lexuesve.platformë – politika ose qëndrimi i deklaruar i një grupi të caktuar.shpërfaq – nxjerr në dukje. Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Ku ndodhet qyteti i Mundalit?b) Çfarë të veçante ka ky qytet krahasuar me qytetet e tjera?c) Si shiten dhe blihen librat në Mundal?ç) A është i vizitueshëm gjatë gjithë vitit qyteti i Mundalit?d) Ku tjetër mund të gjenden librat në Mundal, përveçse në librari?dh) Çfarë janë qytetet letrare?Analizojmë tekstin2 Teksti që lexuat më sipër është tekst përshkrues objekti, vendi apo mjedisi?3 Çfarë e bën Mundalin, parajsën e atyre që i duan librat?4 A shkohet me lehtësi në Mundal?5 A ka shumë figura letrare ky tekst? Ku ndryshon ai nga tekstet përshkruese letrare?Reflektojmë rreth tekstit6 Përse në Mundal nuk ruhen librat që janë në shitje?7 Në tekst jepen shumë hollësi në lidhje me vendin që zënë librat në qytezë. Çfarë roli kanë këto hollësi për përshkrimin?ShkruajmëPër të shkruar një ese përshkruese ndiqni këta hapa:Planifikoni punimin, duke bërë një skemë me pikat kryesore.Shkruani esenë. Respektoni strukturën hyrje-zhvillim-mbyllje. Përpiquni të përdornir sa më shumë mbiemra dhe ndajfolje. Rilexoni atë që shkruat, duke shtuar dhe hequr fjalë, në mënyrë që rendi i përshkrimit të jetë sa më i qartë (nga lart-poshtë, nga jashtë-brenda etj.).Rishikoni esenë. Vëreni nëse i jeni përshtatur plotësisht temës së dhënë. Rregulloni fjalët dhe fjalitë, nga kuptimi dhe nga ana gramatikore. Kujdesuni për drejtshkrimin dhe pikësimin. Ndajeni me të tjerët (dorëzojeni, lexojeni para të gjithëve, afishojeni në stenda apo në gazetën e shkollës etj.).FjalorLexojmë169

