Page 173 - Demo
P. 173
Prezantimi i materialeve të realizuaraPas shkrimit të planit të punës dhe ndarjes së detyrave, vijohet me prezantimin e materialeve të grupeve të punës. Secili nga këto grupe paraqet produktin që ka realizuar, i cili përmban informacion mediatik, përshkrues dhe analizues për një tematikë a fushë të caktuar. Në të dëshmohet puna në grup dhe aftësitë krijuese individuale, sidomos përmes paraqitjes vizuale. Arritja e një produkti cilësor është rezultat i një pune të koordinuar mirë përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve. Takimet e grupit ndihmojnë në konsolidimin e ideve dhe dakordësimin e zgjedhjeve të bëra.Kryeredaktori mban përgjegjësi për koordinimet dhe cilësinë e produktit final. Për këtë arsye, ai lexon dhe shqyrton materialet që paraqesin grupet e ndryshme të punës dhe bën vërejtjet e tij, duke i argumentuar ato. Finalizimi i revistësGrupet e punës takohen me kryeredaktorin me qëllim që:të diskutojnë dhe të bien dakord për ndryshimet e mundshme;të përzgjedhin variantet më të mira;të organizojnë materialet dhe të përcaktojnë vendin që do të zënë në revistë.Në fund të këtij procesi, të gjitha materialet përbërëse të revistës redaktohen dhe korrektohen. Vetëm pas verifikimit të qartësisë gjuhësore, revista dorëzohet në shtyp për t’u shtypur (si dhe në grupin e punës që do ta hedhë online, në rast se është parashikuar në planin e punës një i tillë).Shumë shpejt, ju do të mbani në duar kopjet e shtypura të krijimit tuaj, të cilat do të shpërndahen në publikun e synuar, prej të cilit do të prisni vlerësime. Urime!Këshillë: Tregoni kujdes me mbledhjen e vlerësimeve, sidomos të vërejtjeve. Më pas mund t’i rishikoni ato dhe t’i reflektoni në punët e ardhshme. 171Shkruajmë

