Page 176 - Demo
P. 176


                                    Historik i shkurtër i gjuhës shqipe të shkruarboickeveneoiemischejatfoeije krupbukëverëujëmishdjathëvezëkripëÇdo gjuhë ka historinë e saj, që është e lidhur ngushtë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në të kaluarën dhe që e flet tani. Historia e gjuhës shqipe është historia e një gjuhe të lashtë. Por ndonëse është njëra nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit, historia e zhvillimit të gjuhës shqipe dëshmohet relativisht vonë. Me këtë mbahet parasysh fakti se vepra e parë e shkruar shqip është “Meshari“ i Gjon Buzukut, që mban datën 1555. Dokumentet e para të shkruaraGjithsesi, duhet theksuar se edhe para veprës së Buzukut, gjuha shqipe është shkruar, çka dëshmohet nga dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe, si:- “Formula e pagëzimit” (1462),- “Fjalori i Arnold von Harfit” (1497),- “Perikopeja e Ungjillit të Pashkëve” (shek. XVI).Kujtojmë që dokumenti i parë i shkrimit në gjuhën shqipe, është “Formula e Pagëzimit”. Ajo u shkrua nga Pal Engjëlli, një prift katolik, për të lejuar që pagëzimin e fëmijëve ta bënin vetë prindërit e tyre, kur nuk ishte e mundur që kjo ceremoni të zhvillohej nga një klerik. Ata mund të përdornin formulën në gjuhën shqipe, të cilën e shkruan kështu: 1741
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180