Page 177 - Demo
P. 177


                                    Ky dokument u shkrua në dialektin e veriut (gegërisht) dhe me alfabetin latin. “Vnte’ paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit” (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë). Sa i përket udhëtarit gjerman Arnold von Harf, kujtojmë që gjatë vitit 1497, ai kaloi në bregdetin shqiptar (Ulqin, Durrës dhe Sazan). Në këtë periudhë, ai shënoi edhe disa fjalë të gjuhës shqipe, duke krijuar kështu dokumentin e njohur gjerësisht si “Fjalori i Arnold von Harfit”. Ky fjalor përmban gjithsej njëzet e gjashtë fjalë, tetë shprehje, numrat nga një deri në dhjetë, numrat njëqind, një mijë, të cilët i shoqëroi me përkthimin në gjermanisht. Fjalët dhe shprehjet i përkasin përdorimit të përditshëm. Disa prej tyre paraqiten në tabelë (djathtas – lista e sjellë nga Arnold von Harfi, majtas – rishkrimi i fjalëve sipas normës së sotme letrare). Një tjetër dokument me rëndësi për historinë e shqipes së shkruar, është “Perikopeja e Ungjillit të Pashkëve”. Bëhet fjalë për një fletë të shkruar në gjuhën shqipe, e cila është gjetur brenda një kodiku greqisht, që i përket shekullit XIV. Gjithsesi, nisur nga analiza gjuhësore e tekstit në fjalë, studiuesi Lloshi gjykon se ky shkrim nuk mund të datojë para shekullit XVI.175Histori gjuhe
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181