Page 18 - Demo
P. 18


                                    – Po ndonjë gjë tjetër nuk të pyeti? – i tha prapë mbesa.– Kur kaluam pranë varrezave, më tha edhe këtë që më ka mbetur në mendje: “Në këto varreza, a ka shumë të vdekur që jetojnë apo janë shuar njëherë e mirë?”– Po ti, si u përgjigje?– Në varreza vetëm të vdekurit qëndrojnë.– As kësaj radhe nuk e paske kuptuar, o gjysh. Ai, me ato fjalë, të ka pyetur, o gjysh: “Në varrezat tuaja a keni njerëz, të cilët, me veprat, zotësitë e trimëritë e tyre, kanë lënë gjallë emrin e tyre, apo janë vetëm nga ata që s’kanë lënë asnjë kujtim?”Ai burrë, gjysh, duket se do të ketë qenë njeri i ditur. Po ku shkoi? Përse nuk e ftove në shtëpi?– I thashë të vinte, po nuk deshi. “Nuk dua të trazoj asnjë”, m’u përgjigj. “Më mirë, po shkoj në mulli ta kaloj natën.”Vajza u mendua pak, pastaj u ngrit dhe i tha gjyshit: – Gjysh, ai nuk njeh njeri këtu. Ndoshta s’ka as të hajë. Si të bëjmë? T’i dërgojmë diçka për të ngrënë?Gjyshi u ngrit dhe tha: – Ia çoj unë. Bëja gati bukën!Vajza hyri brenda dhe, pas pak, doli me një bukë të rrumbullakët në dorë, mbi të cilën kishte vënë edhe gjashtë kokrra vezë.Lexojmë16rrëfime popullore
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22