Page 180 - Demo
P. 180
Kujtojmë se disa ndryshime fonemore shpjegohen me rregulla fonetike që veprojnë aktualisht në gjuhë, çka na ndihmon të shohim konkretisht ndikimin e tingujve mbi njëri-tjetrin, si pasojë e pozicionit apo e kombinimit të tyre. Kështu, për shembull, për fjalën numër, vihet re se folësit, jo rrallëherë, përdorin trajtën numur. Ndryshe nga ato raste ku sot mund të shohim se si një tingull ndikon mbi një tjetër, ka disa ndryshime fonemore, të cilat mund të shpjegohen vetëm me anë të rregullave fonetike, që kanë vepruar kohë më parë në gjuhë, por që në ditët e sotme nuk veprojnë më si dikur. Këto ndryshime fonemore quhen ndërrime historike, pra, tashmë i përkasin historisë së gjuhës dhe mund të shpjegohen vetëm në kuadrin e saj. Një pjesë e mirë e ndërrimeve historike shfaqen kryesisht në format e ndryshme të së njëjtës fjalë, për shembull, për ndërtimin e shumësit të emrave, si: dash - desh. Siç e dëshmon shembulli, për formimin e trajtës së shumësit të fjalës dashshërben ndërrimi i fonemës –a në –e. Shumë ndërrime fonemore vihen re edhe në formimin e kohëve të ndryshme të foljeve, si për shembull: dal - dola; pres - prita; marr - mora etj. Pra, siç shihet nga këta shembuj, disa ndërrime shërbejnë për të kryer funksione gramatikore, pasi falë tyre bëhet dallimi i kuptimeve gramatikore, si numri, rasa, koha, veta etj.Disa ndërrime dalin në fjalë të ndryshme që kanë të njëjtën rrënjë, si për shembull te çifti i fjalëve: shok - shoqëri, ku vihet re ndërrimi k-q. Ndërrime të tilla nuk kanë funksione gramatikore, pra nuk shërbejnë për të dhënë kuptime të ndryshme gramatikore.Për të shpjeguar si dhe pse kanë ndodhur këto ndërrime, përgjigjen duhet ta kërkojmë në proceset historike të gjuhës. Disa nga këto dukuri të shqipes janë shumë të hershme, kurse disa të tjera janë më të vona, por që të gjitha ato janë shfaqur qysh para dokumentimit shkrimor të kësaj gjuhe, pra para shekullit XVI.Disa lloje ndërrimesh fonemoreNdërrimet fonemore i hasim më shpesh gjatë eptimit të foljeve dhe të emrave. Me eptim kuptojmë trajtat e ndryshme që merr fjala sipas kategorive gramatikore të saj. Ndërrimet mund të prekin sistemin e zanoreve ose të bashkëtingëlloreve. 1. Ndërrime zanoreshNë gjuhën shqipe, ndër ndërrimet e zanoreve hasen më dendur dy dukuri që quhen metafonia dhe apofonia, por ka dhe raste të tjera. Ndërrimet historike të fonemave në gjuhën shqipe1178

