Page 182 - Demo
P. 182
Ndryshimet pozicionale dhe kombinatore të fonemave në gjuhën shqipeMe ndryshime fonemore apo të fonemave kuptojmë ndryshimin e tingujve në një gjuhë të caktuar. Fjala “fonemë” vjen nga greqishtja e vjetër: phone - tingull,zë. Ndryshimi i tingujve vjen si pasojë e ndikimit të tyre mbi njëri-tjetrin. Kështu, për shembull, fonema n ndryshe shqiptohet kur ndiqet nga një zanore, si në rastin e fjalës nesër, ku ndiqet nga zanorja –e dhe ndryshe kur ndiqet nga një bashkëtingëllore e tillë si ajo –g,si në fjalën kongres. Nëse folësi do ta shqiptonte të veçuar një fonemë, si p.sh. –n, –a, etj., do t’i kushtonte vëmendje artikulimit të këtij tingulli, domethënë, mënyrës se si e përdor aparatin e të folurit (gjuhën, buzët, qiellzën, dhëmbët etj.) për prodhimin e një tingulli të caktuar. Në rrjedhën e të folurit, gjatë komunikimit, kuptohet që folësi nuk i kushton vëmendje të posaçme mënyrës se si i nyjëton tingujt, pasi e përqendron vëmendjen te përmbajtja e thënies dhe fjalët i shqipton si një njësi e vetme, e gatshme, dhe jo si një tërësi tingujsh. Pra, vënia e aparatit të të folurit në lëvizje, për nyjëtimin e tingujve të ndryshëm (si: hapja apo mbyllja e gojës, takimi i gjuhës me qiellzën, i buzës së poshtme me dhëmbët e sipërm etj.) realizohet në mënyrë mekanike dhe të pavetëdijshme për proceset fonetike që zhvillohen gjatë të folurit. Pikërisht gjatë fazës nyjëtimore, ndodh që tingujt ndikojnë te njëri-tjetri për arsye nga më të ndryshmet. Për shembull, fonema –s, tek fjala asgjë, shqiptohet –z (azgjë), për shkak se fonema –gj, ndikon mbi fonemën –s, duke shkaktuar ndryshim fonemor. f th s sh h i y uv dh z zh jp t c ç q k e ë ob d x xh gj gm n nj a1802

