Page 183 - Demo
P. 183
Disa ndryshime shpjegohen me rregulla fonetike që veprojnë aktualisht në gjuhë, çka na ndihmon të shohim konkretisht ndikimin e tingujve mbi njëritjetrin, si pasojë e pozicionit apo e kombinimit të tyre. Për këtë arsye, janë quajtur ndryshime pozicionale dhe kombinatore. 1. Ndryshimet kombinatoreMe ndryshime kombinatore kuptojmë atë ndryshim fonemor që vjen si rezultat i ndikimit të një tingulli mbi një tjetër, si rezultat i kombinimit, i fqinjësisë mes tyre. Siç e thamë më lart, nyjëtimi i një tingulli ndikohet nga një tingull që i prin apo e ndjek atë, duke bërë që ky të mos shqiptohet gjithnjë njësoj. Në ndryshimet kombinatore bëjnë pjesë: akomodimet (përshtatja), asimilimi, disimilimi, metateza, shtesat, rëniet e tingujve. Në tabelën e mëposhtme jepen shkurtimisht përkufizimi dhe shembuj për secilin rast.Ndryshime kombinatoreLlojet Përkufizimi ShembujAkomodimi(përshtatja)Quhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit ndodh ndryshimi i bashkëtingëlloreve nën ndikimin e zanoreve dhe anasjelltas, ndryshimi i zanoreve nën ndikimin e bashkëtingëlloreve.lepur: liepurmolla: muollaAsimilimi (përngjasimi)Quhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit një tingull bëhet plotësisht i njëjtë ose i ngjashëm me një tingull tjetër të fjalës.fëtyrë: fytyrëekzistoj: egzistojDisimilimi (e kundërta e asimilimit)Quhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit dy tinguj të njëjtë ose të ngjashëm bëhen të ndryshëm ose më pak të ngjashëm.birbil: bilbilgjarpër: gjalpërMetateza (ndërrim vendi)Quhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit dy tinguj ose dy rrokje të fjalës ndërrojnë vendin mes tyre.kërpudhë: këpurdhëvëlon: lëvonShtesat e tingujveQuhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit shtohen tinguj në fillim, në mes apo në fund të fjalës.bletë: mbletë zemra: zembraRëniet e tingujve Quhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit një tingull apo një rrokje e fjalës nuk shqiptohet, bie.shtëpi: shpi kinema: kino Elizioni Quhet ai ndryshim kombinator si rrjedhim i të cilit bie zanorja fundore e patheksuar.vajzë e re: vajz’e reFonetikë181

