Page 184 - Demo
P. 184


                                    USHTRIME1 Në të folmen e gjyshërve, prindërve dhe tuajën, përpiquni të gjeni nga një apo më shumë shembuj për secilin lloj të ndryshimeve pozicionale dhe kombinatore. Paraqitini, sipas modelit të tabelës së dhënë në këtë temë mësimore.2 Përcaktoni llojin e ndryshimeve fonemore te fjalët në vijim: asgjë: azgjë; eci: heci; punëtor: puntor; bodrum: budrum; mrekulli: mbrekulli; po: puo; kilogram: kilo; kullë: koull; vend: vent.3 Sillni nga dy shembuj ndryshimesh kombinatore të fonemave sipas rasteve të dhëna në tabelën e mëposhtme.Shembuj me ndryshime kombinatore të fonemaveakomodimi asimilimi disimilimi metateza shtesat e tingujve rëniet e tingujve elizioni4 Sillni nga dy shembuj ndryshimesh pozicionale të fonemave sipas rasteve të dhëna në tabelën e mëposhtme.Shembuj me ndryshime apozicionale të fonemavereduktimi i zanoreve shurdhimi i bashkëtingëlloreve2. Ndryshimet pozicionaleNdryshimet pozicionale janë ato ndryshime fonemore, si rrjedhojë e të cilave fonema të ndryshme mund të zhduken ose disa tipare të tyre mund të dobësohen. Ndryshime pozicionaleLlojet Përkufizimi ShembujReduktimi i zanoreve Quhet ai ndryshim pozicional si rrjedhim i të cilit ndodh reduktimi i zanoreve në rrokje të patheksuara. nxënësit: nxënsitShurdhimi i bashkëtingëlloreveQuhet ai ndryshim pozicional si rrjedhim i të cilit ndodh shurdhimi i bashkëtingëlloreve për shkak të pozicionit të tyre në fund të fjalës.shteg: shtekbrez: bresFonetikë182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188