Page 187 - Demo
P. 187


                                    USHTRIME1 Përcaktoni rregullën e përdorimit të pikës në fjalitë e tekstit të mëposhtëm (me shkronja nga a në d).Zuri të ecte. (___) Disi i hallakatur, disi i menduar. (___) Këmbët i kishte të rënda. (___) Plumb të rënda. (___) Drini u tregua me të i përzemërt. (___) Bile më i perzemërt se zakonisht. (___) Dhe sigurisht ky takim do t’i sillte diçka të re. (___) Të paktën një lajm, një shpresë ose një udhëzim. (___) Diçka përfundimtare. (___)2 Shpjegoni rastet e përdorimit të pikës në fragmentin e mëposhtëm.Nuk do të ndodhë asgjë. (Kjo vlejti si përgjigje për dyshimet e Arbenit.) Fundja, unë kërkoj nga ju të më ndihmoni. Sidoqoftë, plaku doli nga spitali dhe ai mbeti sërish vetëm. (Por të mos harrojmë se plaku tetëdhjetëvjeçar kishte lënë pas hijen e trupit të tij të gjatë, me energjinë dhe dëshirën për t’u kthyer medoemos pranë bletëve.)3 Vendosni pikën dhe shkronjën e madhe në fjalitë e mëposhtme.qyteti shtrihej në tërë gjatësinë e fushës dhe syri s’të zinte veçse shtëpi jam lodhur e dua të fle të gjithë së bashku, njerëzit toka dhe qielli, akuzonin ishte larg, shumë larg puna që bëja nga ëndrrat që thurja kjo nuk është e udhës4 Shpjegoni rastet e përdorimit të pikëçuditjes. Përcaktoni rregullën (me shkronja nga a në f).Po sa kujtime të ëmbla e të bukura ia pushtuan mendjen e zemrën atë çast Zanës! ____Më paske zgjidhur një problem të madh! __ – foli ai i kënaqur. – Ehu, kushedi ku e ka mendjen! __Qofshi me shëndet e mirupafshim! ___Ah, kur s’erdhe një gjysmë ore më parë! ___Nisuni, djem, shpejt! ___– thirri me sa zë kishte.Shko dhe merr makinën! ___ – i tha Teuta Altinit.5 Vendosni pikëçuditjet atje ku mungojnë (edhe kur shoqërohen me pikëpyetje).E ku mund ta mbajë ajo gjithë atë çantë___ – tha ai.Po ku humbët kështu, more djem___ – i qortoi gjyshja.Vallë, asnjëra s’kishte dalë për ta parë___ As e ëma___ As e motra___Edhe ti je zemëruar me mua___– e pyeti ai me çudi, duke vënë buzën në gaz.6 Vendosni shenjat e pikësimit që mungojnë.Uaaa __ – buçiti salla.Pam __ Pam __ Pam __ – ushtoi arma e tij __Ha __ ha __ ha __ – qeshi ai me të madhe __Era ulërinte: – Vuu __ Vuuu __7 Shkruani një dialog duke përdorur jo më pak se pesë herë pikën dhe pikëçuditjen.8 Në tekstet e mësimit “Krijime nga e kaluara”, gjeni fjalitë ku është përdorur pikëçuditja dhe shpjegoni pse.Drejtshkrim185
                                
   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191