Page 188 - Demo
P. 188
Përdorimi i drejtë i dy pikave, thonjëzave, pikëpresjes dhe kllapaveDy pikatDy pikat shënojnë grafikisht një pushim, që zgjat më pak se pika dhe më shumë se presja. Ky pushim është pothuajse i njëjtë me atë që bëjmë kur përdorim pikëpresjen, por më i theksuar.P.sh.: Ishte si i mpirë, nuk lëvizte dot asgjë: as duart, as këmbët. Dy pikat paralajmërojnë fjalët që riprodhohen në ligjëratën e drejtë, sqarimin a shpjegimin e diçkaje të thënë në pjesën e parë të fjalisë, numërimin e një vargu shembujsh etj.Naim Frashëri ka shkruar: “Punë, punë nat’ e ditë, / që të shohim pakëz dritë”. Dy janë tragjeditë: të mos kesh ç’të do zemra në jetë dhe t’i kesh të gjitha. Disa pemë, si: portokajtë, limonët, mandarinat, i pjekin frutat në dimër.Dy pikat vihen në rastet e mëposhtme.Përdoren para onomatopeve, kur vijnë pas fjalësh që i paralajmërojnë: Në degët e një portokalli ia thoshte përvajshëm një kumri: gu-gu-gu!Përdoren para një vargu gjymtyrësh homogjene: Mbeten dy rrugë: të nisemi që sot ose të presim trenin nesër.Përdoren para fjalëve p.sh., si., siç janë, kur paralajmërojnë një numërim dhe ndiqen nga një varg gjymtyrësh homogjene: Në folklor pasqyrohen cilësitë më të mira të popullit tonë, si: ndjenja liridashëse, patriotizmi, besa, nderi, mikpritja, mençuria etj.Përdoren në fund të një formulimi ose rregulle, pas së cilës renditen një ose më shumë shembuj për ilustrim: E ruajnë “të-në” në shkrim: do të shkoj, do të kem shkuar.Përdoren midis numrave që tregojnë orët, minutat dhe sekondat: Kaloi në orën 13:30:05.Me dy pika mund të ndahen edhe dy fjali të bashkuara pa lidhëza: Iu kujtua menjëherë: duhej të këshillohej me shokun. Mësuesi pa orën: pas njëzet minutash, do të fillonte mësimi. Këtë bëmë edhe ne këtu: rrahëm mendimet tona. ThonjëzatThonjëzat tregojnë që fjalët e përfshira në to nuk janë të një natyre me pjesën tjetër të tekstit ose që fjalët brenda tyre nuk janë përdorur me kuptimin e tyre të zakonshëm.Mbani mendMbani mendKujdesEmërtime të tilla, si: Rruga e Dibrës, Hoteli i Gjuetarëve etj., nuk vihen në thonjëza: Kaluam nga Rruga e Dibrës.Thonjëzat vihen në rastet e mëposhtme.Përdoren në ligjëratën e drejtë dhe në citime për të veçuar e për të dalluar fjalët që riprodhohen nga fjalët e autorit: I panjohuri u kthye dhe thirri: “Bëhuni gardh, zihuni për krahu, që të mos na çajnë!” 1862

