Page 189 - Demo
P. 189


                                    Përdoren për të mbyllur fjalë me ngarkesë emocionale apo me kuptim të veçantë: Fjala “nënë” është fjala më e dashur në botë.Përdoren për të veçuar citatin ose për të riprodhuar fjalët e dikujt tjetër: Te krijimi i pavdekshëm i De Radës, mali është gjithkund, madje dhe kënga e fundit e “Milosaos” ka vargun “Fryu er’ e maleve, rrëzoi hijen e lisit”. Nëpër dhëmbë, përshpëriti: “Po vëllai im si është?”Përdoren për të veçuar emrat e përveçëm a grupet e fjalëve që emërtojnë:- libra, gazeta, revista, vepra muzikore: Në tavolinë mbante pesë numra të gazetës “Shqip”. Ai mbante në dorë librin “Gjuha shqipe 8”. - rrugë, shkolla, bulevarde, sheshe, lagje, hotele, stadiume etj.: bulevardi “Dëshmorët e kombit”, shkolla “Avni Rustemi” etj.- tituj, urdhra, kur vijnë pas këtyre fjalëve: Presidenti e nderoi me urdhrin “Nderi i kombit”.PikëpresjaPikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja, por më të shkurtër se pika. Në përgjithësi, ajo ndan në mënyrë më të prerë se presja, por më pak të theksuar se dy pikat.Pikëpresja përdoret në rastet e mëposhtme.Përdoret në fjalitë e bashkërenditura ose në fjalitë e bashkuara pa lidhëza, kur ato janë mjaft të zgjeruara: Ky me katër veta u vendos kundrejt kryeportës së kështjellës; të tjerët kundrejt livadhishtave nga ana e Tiranës.Përdoret për të shënuar ndarje më të theksuara se ato me presje: Retë u dyndën në veri dhe rënduan mbi kurrizin e majës së Rrungajës; kurse në jug, sikur të kish dalë nga drurët e pyllit, rrëshqiti vjedhurazi një hënë e madhe.Përdoret në shënimet bibliografike: Xhuvani Aleksandër: Fjalë dhe shprehje të shqipes, “Studime filologjike”: 1971, nr. 4, f. 193; 1972, nr. 1, f. 161-173; nr. 2, f. 134; nr. 4, f. 157-164.KllapatKllapat shënojnë një pushim të shkurtër, si presja, dhe shërbejnë për të dalluar, për të shquar dhe për të veçuar fjalë apo fjali që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërkallur.Kllapat e rrumbullakëta ( ) vihen në rastet e mëposhtme.Përdoren për të mbyllur fjalë a fjali të ndërkallura, që shprehin sqarime plotësuese: Te fusha e kuqe (ajo quhej kështu, se në mes të saj ishte një shkëmb i kuq), Albin e prisnin shokët.Përdoren për të veçuar treguesit skenikë në veprat teatrale: Jonuzi – (Thërret) Mira!Përdoren për të mbyllur fjalët që zbërthejnë një emërtim të shkurtuar, ose për pseudonimet, për nëntitujt dhe emërtimet e dyta: Ata u nisën për në OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni); “Dasmë pa nuse” (Komedi).Përdoren për të mbyllur datën e lindjes dhe të vdekjes së një autori: Naim Frashëri (1845–1900).Përdoren për të mbyllur një pikëpyetje ose pikëçuditje, ose të dyja, në rastet kur fjalia shpreh mosbesim, falsitet etj.: I ishte mbushur mendja se e kapërceu rrezikun (?!).Drejtshkrim187
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193