Page 19 - Demo
P. 19


                                    – Ja, gjysh! Çoja, po mos harro të pyesësh: “Si ishte hëna? Gjysmë apo e plotë dhe sa yje duken në qiell?” Në qoftë se do të dijë të përgjigjet, ai njeri është me të vërtetë i mençur.Plaku mori bukën e të gjashta vezët, i futi në trastë dhe u nis për te mulliri. Rrugës mendoi: “Një darkë është kjo! Ai i huaji nuk besoj ta hajë të gjithë bukën sonte.” U ul në një gur, ndau bukën për gjysmë dhe e hëngri së bashku me tri kokrra vezë.Kur arriti te mulliri e gjeti të huajin, që po qëndronte mbështetur te një shkëmb. Duke i dhënë bukën e vezët i tha: – Mbesa më porositi të bëj një pyetje: “Si është hëna, gjysmë apo e plotë dhe sa yje duken në qiell?”I huaji iu përgjigj: – I thuaj mbesës se hëna është gjysmë dhe në qiell duken vetëm tri yje.U kthye plaku dhe i tregoi përgjigjen mbesës. Ajo e pyeti:– Po ti, gjysh, si ia dhe bukën, gjysmë apo të plotë?– Jo, – iu përgjigj gjyshi, – i çova gjysmën e bukës dhe tri vezë!– Gjysh i dashur, – foli baresha, – ai njeri qenka shumë i ditur, veçse më duket se një nevojë e madhe e ka shtrënguar të marrë rrugët nëpër male. Eja të vemi ta takojmë, se mbase e ndihmojmë.Kur arritën te mulliri, e pyetën të huajin:– Na trego, çfarë nevoje të ka sjellë deri këtu, se ndoshta mund të të ndihmojmë!Ai i vështroi me mirënjohje dhe u tregoi:– Sundimtari i vendit një ditë më tha: “Ty të gjithë të quajnë njeri të ditur. Por unë ende nuk e kam provuar diturinë tënde. Prandaj, dua që brenda muajit të më sjellësh një dash të paqethur, që të ketë në shpinë një mbulesë të përgatitur nga leshi i tij. Në qoftë se nuk e sjell, të shkon koka”.Baresha duke qeshur iu përgjigj:– Nuk është edhe aq e vështirë. Ne do të të japim një dash. Do ta qethim në shpinë, ndërsa barkun do t’ia lëmë pa qethur. Me leshin e qethur, unë do të bëj një velenxë, që t’ia hedhësh dashit në shpinë. I huaji u mahnit nga kjo përgjigje e mprehtë dhe, duke e falënderuar me gjithë zemër, i tha:– Të falemnderit, moj bijë! Ta marrë vesh ai gjakësor se dituria më e madhe gjendet në mendjen e popullit.Kallëzim popullorvelenxë-a – mbulesë e trashë leshi.gjakësor – njeri i etur për gjak e mizor; vrasës e gjakderdhës. FjalorLexojmë17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23