Page 190 - Demo
P. 190
Kllapat katrore [ ] vihen në rastet e mëposhtme.Përdoren për të mbyllur fjalë të shtuara nga redaktori: Valiu të dërgohet në Stamboll te ministori [ministri] [i] brendshëm.Përdoren për të mbyllur emrin e një vendi a qyteti që njihet e përdoret sot: Ne të nënshkruarit e Urkupit [Prokupije] u bëjmë të ditur...Përdoren për të mbyllur tri pikat, kur hiqen fjalë nga dokumenti: Kongresi zgjodhi një komision [...] për të vajtur në Korçë.Përdoren për të veçuar një fjalë a një togfjalësh brenda një teksti të mbyllur me kllapa të rrumbullakëta: (Kudo ku fliten disa gjuhë [shqip, anglisht, italisht], mund të ketë ndikime të ndërsjella).USHTRIME1 Shpjegoni përdorimin e dy pikave dhe të pikëpresjes.Kapedanët më të dëgjuar që morën pjesë, ishin këta: Gjergj Arianiti i Kaninës; Andrea Topia, stërnip i Karl Topisë, kryezot i Skurisë, krahinës midis Krujës e Durrësit, me të dy bijtë dhe me të nipin Tanush Topinë; Teodor Korona, kryezot i Beratit, me disa krerë të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha... Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malësia u bashkuan me ne; armikut s’i mbeti as emri, as shenja në fushat tona; qëndrojnë vetëm fortesat. Rruga dukej e magjishme; gjithçka në të: pemët, kanalet anësore, gurët kilometrikë, ishin të bukur, miqësorë.2 Çfarë ndan pikëpresja dhe çfarë paralajmërojnë dy pikat në fjalitë e mëposhtme?Atë mbrëmje, e mbuluar nën jorgan, ajo mendoi për të gjitha. Kujtoi jetën e saj: fëmijërinë, kur këmbëzbathur bridhte udhëve të fshatit; nënën plakë e të dobët gjithnjë të heshtur; babanë punëtor, të ndershëm, po përherë të mbyllur në vetvete; vëllanë e dashur, po të largët. Kallëzuesi mund të shprehet me një folje të vetme: Shtatorja e Nënë Terezës qëndron madhështore në hyrje të aeroportit.3 Vendosni thonjëzat atje ku duhet. Shpjegoni përdorimin e tyre.Kur kaloi pranë meje, më rrahu krahët e më tha: Ki mendjen, Artan. Trimëria s’ka kuptim pa zgjuarsinë. Lidhja Shqiptare u krijua për të përballuar rrezikun e copëtimit, kur shqiptarët, siç thotë kënga popullore, lidhën besën si e kemi zakon, të vdesim ose të rrojmë.4 Shpjegoni përdorimin e kllapave.Petriti – Lamtumirë, kapedan! Të falem nderit! (U afrohet t’i përqafojë, po prapë e mban veten dhe largohet). Një ditë (dita s’mbahet mend, as muaji) një fshatar shiti demin për të blerë një maliher. Përdorimi i kompjuterave (portativë), vitet e fundit është përhapur në mënyrë marramendëse.5 Formoni nga dy fjali për secilin rast, në të cilat të përdorni: dy pikat; pikëpresjen; thonjëzat; kllapat.Drejtshkrim188

