Page 193 - Demo
P. 193
Fjalët me ngjyrim emocional Lexoni tekstin dhe parafrazoni fjalët me shkronja të zeza.Pikërisht në këtë kohë ajo dëgjoi për ilaçin e ri, “Shërimtari”. Porositi menjëherë një arkë të madhe. E provoi vetë dhe iu kënaq zemra. Ishte një lëng që të ndizte flakë, një zjarr i gjallë. Banjat dhe kurat e tjera u ndaluan në çast. Që tani e tutje ajo e lidhi fatin me “Shërimtarin”. I dha Tomit një lugë kafeje dhe priti në ankth efektin. Dhe ja ku më në fund morën fund meraqet e saj, ja ku i ra shpirti në paqe, ja ku u thye indiferenca e djalit.Edhe flakën t’i kishte vënë atij nën vete, nuk do të gjallërohej enuk do të shkundej më tepër.sipas Mark Tuen, “Aventurat e Tom Sojerit”Mbani mendFjalët dhe grupet e fjalëve të theksuara në pjesën e mësipërme janë më së shumti emra, mbiemra dhe njësi frazeologjike. Këto lloj fjalësh ose grupe fjalësh kanë ngjyrim emocional.Ngjyrimi emocional i fjalëve është tregues i qëndrimit të folësit ndaj asaj që ai komunikon.Fjalët me ngjyrim emocional shprehin gëzim dhe hidhërim, lavdërim ose qesëndisje, përgëzim ose përbuzje, dashuri ose urrejtje, përkëdhelje ose shpërfillje etj. Fjalët që kanë ngjyrim emocional janë kryesisht:emra: shërimtari, grykë, shtojzovalle, kungull, kastravec, fyell, karafil etj.;mbiemra: të madhe, i gjallë, të pamata, e lehtë, e vockël etj.;pasthirrma: olele, uf, obobo, ah;shprehje frazeologjike: iu kënaq zemra, i ra shpirti në paqe, u thye indiferenca etj.Fjalët ose grupet e fjalëve që kanë ngjyrim emocional ose e marrin lehtë atë, janë:fjalët që tregojnë cilësi: hutaq, i mrekullueshëm, bukurosh etj.;fjalët që emërtojnë shpendë dhe kafshë: buallicë, derr, kalë, korb, sorrë, viç, pëllumb etj.; fjalët që emërtojnë lule, drurë dhe bimë: karafil, kastravec, lis, mollë, pjeshkë, zambak, kungull, luleborë etj.;1191

