Page 194 - Demo
P. 194
fjalët e huazuara nga turqishtja: kalama, surrat, teveqel, pazarllëk, maskara etj.; emrat e sendeve që kanë cilësi të dallueshme: çelik, fyell, hënë, rrotë, shkëmb, yll etj.; njësitë frazeologjike: e solli kokën, i kreh bishtin, i fut hundët, me lugë në brez etj.USHTRIME1 Gjeni se cilit kuptim i përgjigjet fjala derë në shembujt e mëposhtëm.Ai nuk po gjente dot derën e dhomës.Atij iu hap dera e madhe e jetës.Ai ishte njeri pa derë familjare.Nga cila derë e keni marrë këtë nuse?2 Gjeni fjalët që kanë më shumë se një kuptim. Kërkoni në fjalor kuptime të tjera të pesë prej fjalëve të fragmentit të mëposhtëm.Mjerimi punon, punon ditë e natë, tu i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjunjë në baltë, e prap zorrët nga uja i bëhen palë-palë. Shpërblim qesharak!... Mjerimi është një plagë e pashlyeshme në ballë të njerëzmit, që kalon nëpër shekuj....3 Zbërtheni kuptimin e shprehjeve frazeologjike. Zëvendësojini me një fjalë të vetme. Shpjegoni kuptimin emocional që mbartin ato. si kali pa fre si pulë e lagur kockë e lëkurëdaulle e shpuar i rrahur me vaj e uthull s’ia ha qeni shkopinvë dorë i kreh bishtin i mbylli derën mori dhenë u bë erë t’i rrjep lëkurënshkel e shko vesh më vesh majë më majëfut hundët derë më derë hap pas hapi si cjapi te kasapi si peshku pa ujë me mish e me shpirtsi macja me miun sa frëngu pulën për dhjamë qeni4 Ndërtoni nga dy fjali me secilën nga fjalët: ballë, gjunjë, baltë. Përdorini një herë me kuptim të mirëfilltë dhe një herë me ngjyrim emocional.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Leksikologji192

