Page 195 - Demo
P. 195


                                    Kuptimet e drejtpërdrejta dhe të figurshme të fjalëveMbani mend Shumica e fjalëve të gjuhës shqipe kanë më shumë se një kuptim. Këto kuptime mund të jenë:të drejtpërdrejta;të figurshme.Le të analizojmë disa nga kuptimet që mbart fjala gjyshe.Kuptimi 1Nëna e prindërve kundrejt mbesës apo nipit.Kuptimi 2Grua në moshë të thyer kundrejt një fëmije.Përbërësit e kuptimit 1njeri i seksit femër;njeri në moshë të thyer;njeri me lidhje farefisnore me fëmijën:nga ana e babait ose nënës;kundrejt nipit ose mbesës.Përbërësit e kuptimit 2njeri i seksit femër;njeri në moshë të thyer;_________________________________________kundrejt një fëmije çfarëdo.Shembull Pushimet e verës do t’i kaloj te gjyshja, në fshat.Shembull Pse po mundohesh kaq shumë, moj gjyshe? Po të ndihmoj pak unë. Të kam si gjyshen time.Nga përbërësit e kuptimit 2 të fjalës gjyshe, kuptojmë se kjo fjalë nuk është përdorur në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës (kuptimit 1), por në një kuptim të figurshëm.Në këtë kuptim (kuptimi 2), fjala gjyshe përdoret edhe për një person që ngjan me të vërtetë me të.Mënyrat e krijimit të kuptimeve të figurshme të fjalëveKuptimet e figurshme të fjalëve mund të krijohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme, që janë renditur më poshtë. Nëpërmjet metaforës gjuhësore. Në këtë rast, emërtimin e një fjale e përdorim për diçka tjetër, mbi bazën e një tipari të përbashkët: Është njëdhelpër ajo, që s’e ka shoqen.  Nëpërmjet përdorimit të prapashtesave me nuanca përkëdhelëse dhe keqësuese.1932
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199