Page 197 - Demo
P. 197
Dialektet e gjuhës shqipeKujtojmëDialekti është një variant i gjuhës, që përdoret nga folës të një treve të kufizuar ose nga folës të një shtrese shoqërore të veçantë.Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten.Dialektet e shqipes, përveç të përbashkëtave të shumta, kanë edhe dallime. Disa prej tyre janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.Karakteristika Gegërishte ToskërishteKanë togun ue: mue, punue, grue etj. ua: mua, punuar, grua etj.Kanë zanoren a hundore: kambë, nanë, hana etj. ë: këmbë, nënë, hëna etj.Kanë -n- ose -rndërzanore.Ruan -n-në ndërzanore hundore:zani, bana etj.-N-në ndërzanore të gegërishtes e kthen në -r-: zëri, bëra etj.USHTRIME1 Shkruani në gjuhën standarde fjalët e mëposhtme.lark me punue ndryshoj rabeckëbani ish kaposh kam me shkuetash i math lepitka foshnjisht2 Shkruani në gjuhën standarde tekstet e mëposhtme.E ninte nadje herët pigrin e amël të zogut kangtar e ia kishte kana me nej shtri edhe ma deri sa dilli t’kalote mi çati t’fqiut. U nrit e u ba gadi me shpejti e u nis drejt e ke veni ku e kish lan me Zefin për m’u pjekë. Zefi e kish nji pushk ke shpia e i pat dhan fjalën me e nifmu kur ta lypte nevoja e kur kish m’i ardh dita ene aj do ja shpërblete. Se kshu e dote kanuni e zakoni i katunit e i asaj nahije.Shkoni në shtëpitë tuaja pa përënduar djelli e bëhi gati për neserë, herëtë, që me natë e, kur të zënë e këndojënë gjelat, dilni ndë kodrë të kuqe mbi të mugulluarët, që të gjendemi ndë rrëzët të malit të Tomorrit, pa zbardhurë dita e të qerthullojmë pyllin. 3 Shkruani pesë fjalë të urta në dialektin e zonës suaj. Rishkruajini ato në gjuhën standarde.1953

