Page 198 - Demo
P. 198
Gjuha standarde dhe dialektetGjuha që përdorim në shkollë, që flitet në radio apo televizion, është gjuha standarde. Gjuha që përdorim në jetën e përditshme, në shtëpi ose me shokët në rrugë, është e ndryshme nga gjuha standarde, sepse në shtëpi ose në rrugë shpesh herë flasim në dialekt.Gjuha shqipe ka dy dialekte: gegërishten në veri dhe toskërishten në jug.Si kufi ndërmjet territoreve ku flitet gegërisht dhe atyre ku flitet toskërisht, merret lumi Shkumbin. Lexoni tekstet vijuese dhe përgjigjuni pyetjeve poshtë tyre.GështenjëpjekësiVarianti 1 është shkruar në gjuhën standarde, ndërsa varianti 2 në gegërisht.1. E shihja çdo mëngjes, kur shkoja në shkollë. Gjithmonë në të njëjtën skutë, e njëjta fytyrë zeshkane, e mbuluar me lesh të gjatë, lëshonte ngandonjëherë vezullime të argjendta. Vuajtjet, më tepër se koha, kishin lënë në faqet e tij të vrazhda gjurmë të thella, të shumta... Në verë shiste pemë... Në dimër gështenja të pjekura...Gështejëpjekësi2. E shifje çdo mëngjes, kur shkojshe në shkollë. Gjithmonë në të njajtën skutë, e njajta fëtyrë zeshkane, e mbulueme me lesh të gjatë, lëshonte ngandonjëherë vezullime të argjendta. Vuajtjet, ma tepër se koha, kishin lanë në faqet e tij të vrazhda gjurmë të thella, të shumta... në verë shiste pemë. Në dimën gështeja të pjekme.... Çfarë ndryshimesh vini re ndërmjet dy varianteve të këtij teksti? Cili prej tyre ju duket më i afërt me gjuhën e përdorur në libra dhe në shtypin e përditshëm?A ndryshon gjuha e librave të shkollës nga gjuha që flisni në shtëpi me prindërit ose në rrugë me shokët?1964

