Page 199 - Demo
P. 199


                                    USHTRIME1 Shkruani fjalët që përdoren në vendbanimin tuaj për të emërtuar sendet dhe kafshët e paraqitura në figurë._______________ ________________ ________________ ________________2 Shkruani në cilin dialekt përdoret secili nga këto grupe fjalësh.tam(b)ël, rrej, katun(d), tinëz, fërgoj ______________________________________________________qumësht, gënjej, fshat, fshehurazi, skuq _________________________________________________Cilat nga këto fjalë përdoren në gjuhën standarde?3 Shkruani në gjuhën standarde fjalët e mëposhtme.asht tue mësue, amël, kangë, syni, asht tue lexue, pruni, bani, ashtu tue këndue, kam zgjidh, kam lanë, kam pre4 Shkruani në gjuhën standarde fragmentin e mëposhtëm.Fjala misër përmban në vete legjenda të linduna nga dëshira për jetë. Dëshira për jetë asht e madhe dhe e mahnitshme, sa edhe malet tona që hapin gjitë për me varrosë njerzit e unshëm. E në lartësinë e maleve vigane, legjendë asht dhe lindja, legjendë asht dhe jeta, legjendë asht dhe vdekja. Dhe kjo legjendë e idhtë, dhe plot vuejtje historike, në shekullin e njëzetë asht e thekshme, zemërbrese dhe të ban të qajsh.“Legjenda e misrit”, Migjeni5 Ndiqni lajmet në një stacion televiziv dhe dalloni rastet e përdorimit të pasaktë të gjuhës standarde.6 Diskutoni në klasë rreth problemeve të përdorimit nga ana juaj të gjuhës standarde.Mbani mend Ajo gjuhë që kuptohet e përdoret nga të gjithë pjesëtarët e një kombi, quhet gjuhë standarde. Gjuha standarde dallohet për zbatim të përpiktë të rregullave në të folur e në të shkruar. Gjuha standarde është gjuha e përdorur në shkollë, libra, gazeta, revista etj.Leksikologji197
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203