Page 20 - Demo
P. 20
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Lexoni përrallën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Nga sa persona përbëhej familja e bareshës? Cilët ishin ata? b) Kë kishte takuar gjyshi i bareshës rrugës së kthimit për në shtëpi? Çfarë i kishte bërë përshtypje prej bisedës me të?c) Si iu përgjigj i huaji, ftesës së bërë nga gjyshi për të kaluar natën në shtëpinë e tij?ç) A i kuptoi baresha pyetjet e të huajit? d) Çfarë kuptoi baresha rreth të huajit nisur nga mënyra sesi fliste ai?e) Çfarë kuptoi i huaji nga ndihma që i dha baresha në fund të kallëzimit? Analizojmë tekstin2 Ndani tekstin në tri pjesë. Dalloni hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e tij. 3 Duke analizuar me kujdes bisedën e gjyshit me të huajin:a) gjeni dhe shënoni më poshtë enigmat që fshihen në të; b) si e zbërtheni secilën prej enigmave që fshihet në bisedë. Enigmat Zbërthimi1.2.3.4.4 Cila ishte “nevoja e madhe” që e kishte sjellë të huajin në ato anë të malësisë?5 Në çfarë mënyre e ndihmoi baresha të huajin në hall? Interpretojmë tekstin6 I huaji e quan “gjakësor” sundimtarin e tij. Shpjegoni arsyet e përdorimit të kësaj fjale. Gjuha e tekstit7 Si mund ta quani gjuhën që përdor i huaji? Shpjegoni pse përdor ai këtë lloj gjuhë? Ai duket sikur i vë njerëzit në provë. Çfarë po kërkon ai? Reflektojmë rreth tekstit8 Vajza e kallëzimit të mësipërm tregohet shumë e mençur. Çfarë simbolizon vajza e re? 9 Reflektoni rreth mesazhit të tekstit “... dituria më e madhe gjendet në mendjen e popullit”. DetyrëGjeni rrëfime të tjera popullore, të cilat përcjellin mesazhe në fund të tyre. Lexojmë18

