Page 202 - Demo
P. 202
Fjalë dhe forma gjuhësore që përdoren gjatë të folurit dhe që dëmtojnë gjuhënBashkëbisedojmë1 Komentoni thëniet dhe vlerësimet e mëposhtme për gjuhën shqipe.“Fjala e huaj në gjuhë, është si dhia ndër dhen.”Naim Frashëri“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”Filip Shiroka“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij.”Eqrem Çabej“Gjuha shqipe është një pasuri fjalësh dhe është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen me të klasikët e çdo kombi e çdo kohe.”Gjergj Fishta“Gjuha ruhet, atje ku shkruhet.” Populli2 Diskutoni rreth temës: “Gjuha shqipe “e pushtuar” nga format e strukturat e huaja gjuhësore”. Gjatë diskutimit referojuni medias së shkruar dhe asaj vizive, po edhe mjedisit në të cilin jetoni dhe mësoni se si përdoret gjuha shqipe. Argumentoni dhe konkretizoni.3 Teknologjitë e reja kanë sjellë përdorimin gjithnjë e më të madh të fjalëve dhe të shprehjeve të shkurtuara ose të huazuara. Diskutoni rreth këtij realiteti gjuhësor, duke sjellë shembuj dhe raste të ndryshme. 4 A duhet të pajtohemi me huazimet? Si duhet: guglloje apo kërkoje? sejvoje apo ruaje? sendoje apo nise? suportoje apo mbështete?dominonte apo mbizotëronte? selektoj apo përzgjedh? Gjeni shembuj të tjerë dhe nxirrni përfundime.5 Bëni një listë me fjalë dhe shprehje të sotme që dëmtojnë gjuhën. Vendosini në tabelë.Fjalë të huaja Shprehje të huaja Shkurtime pa vend2006

