Page 204 - Demo
P. 204


                                    Përemri pronorPëremri që tregon përkatësi ndaj një vete të caktuar, quhet përemër pronor. Kemi përemra pronorë vetorë: im, yt, i tij etj., si dhe përemra pronorë vetvetorë: i vet/e vet. Këta të fundit përdoren në ato raste kur sendi a frymori i dhënë i përket sendit a frymorit të shprehur nga kryefjala.Në fjalinë e dytë, ku është përdorur përemri pronor vetvetor e vet, nuk ka vend për dykuptimësi, sepse vetvetori i referohet vetëm kryefjalës së kësaj fjalie, Eltoni. Në fjalinë e parë, lind nevoja t’i referohemi një konteksti të caktuar, për të kuptuar se kujt i referohet përemri i tij. Ky problem nuk shtrohet për vetën e parë dhe të dytë, njëjës dhe shumës.Eltoni leu shtëpinë e tij.Eltoni leu shtëpinë e vet.Lakimi i përemrave pronorë Vëreni përdorimet e përemrave pronorë. Në cilën rasë janë përdorur?Ky është libri im.Këtë e kam librin tim.Këta janë librat e mi. Përemri pronor përdoret i shoqëruar me emër.Ky libër është imi.Këtë librin e kam timin.Këta libra janë të mitë.Përemri pronor përdoret më vete.Përemrat pronorë, krahas kategorisë së vetës, të gjinisë dhe të numrit, kanë edhe kategorinë e rasës. Përemrat pronorë mund të përdoren të shoqëruar me emrat ose në vend të këtyre emrave. Në të dyja përdorimet, këta përemra lakohen të gjithë. Përemrat tanë/tona dhe tuaj/tuaja lakohen vetëm kur përdoren më vete. Kur përemrat pronorë vendosen pas emrit, atëherë ky emër përdoret në trajtë të shquar.  Kur përemrat pronorë vendosen para emrit, atëherë emri është gjithmonë në trajtë të pashquar.1202
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208