Page 208 - Demo
P. 208


                                    USHTRIME2 Rishkruani si duhet ato fjali ku përemri pronor krijon paqartësi kuptimore.Ajo e ftoi shoqen në shtëpinë e saj. ___________________________________________________________________________ Ato punuan gjithë ditën në zyrën e tyre. ________________________________________________________________________ Blerta i dha Ilirit librin e vet. ________________________________________________________________________________________ Secili të shohë punën e tij. _________________________________________________________________________________________ Ai kërkonte të vetat, ajo të vetët. __________________________________________________________________________________3 Lakoni grupet emërore: libri yt, shkolla ime, klasa jonë, lapsi i saj.4 Dalloni përemrat pronorë dhe përcaktoni vetën, rasën dhe numrin në të cilin janë përdorur. Edhe bisedat tona të mëvonshme u ngjanin bisedave telefonike.  Në largimin e tij shprehej mosbesim, ndaj nuk e ngacmuam më.  Në bebëzat e zmadhuara të syve të tij kishte vetëtirë habia. E vërteta, ky është i vetmi ilaç dhe e vetmja ndihmë që më ka mbetur t’i jap popullit tim. Dielli po ngrihej mbi malet e tyre përtej dhe rrezet e tij po zbardhnin luginën. Kur të vijë im nip për t’u regjistruar në kursin tuaj?5 Plotësoni tabelën.Njëjës Shumësemërore imi imja të mitë të miatgjinore i/e timitdhanore simes të miavekallëzorerrjedhore të mive6 Vendosni në formën e duhur përemrat pronorë. Ajo u përpoq të kapte sadopak vështrimin ____________ (i saj) të rrëshqitshëm.  Por edhe ajo këtë herë nuk i hoqi sytë e zinj. Në bebëzat ____________ (i tyre), që shkëlqenin nga një dritë e lehtë, u shfaq diçka e ngrohtë dhe e çiltër. Heshtja ishte e padurueshme për të dy. Këtë mund të vije re nga fytyrat ____________ (i tyre) që papritur u bënë të ngurosura.  - Kështu të dua, - tha duke u rënë me shuplakë supeve _______ (i saj). - Të jesh e sjellshme dhe e mirë. Ëndrrat e bukura kishin mbetur në skutat e errëta të vetëdijes ____________ (i tij) së bashku me shpresat e vagëlluara.7 Lakoni përemrat pronorë të vetës së parë yni, jona, tanë, tonat njëjës dhe shumës.Njëjës Shumësemërore yni jona tanët tonatgjinoredhanorekallëzorerrjedhore8 Formoni fjali me përemrat pronorë imi, imja, yti, jona, juaja duke i përdorur në rasat gjinore dhe kallëzore.Morfologji206
                                
   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212