Page 209 - Demo
P. 209


                                    Përemri vetvetor dhe përemri pyetësPëremri vetvetor është përemri që tregon vetën, e cila përfaqëson njëkohësisht edhe atë mbi të cilin ushtrohet një veprim, edhe atë që e kryen këtë veprim. M’u dhimbs vetja.Përemrat vetvetorë janë: vetja dhe vetvetja.Më dukej vetja sikur fluturoja. Nuk e dija se kisha aq besim në vetvete.Përemrat vetvetorë lakohen si emrat e gjinisë femërore në trajtën e shquar të numrit njëjës. Ata përdoren njësoj në të dyja gjinitë. Lakimi i përemrit vetvetorEmërore vetja vetvetjaGjinore vetes vetvetesDhanore vetes vetvetes Kallëzore veten vetvetenRrjedhore vetes vetvetesPëremri vetvetor përgjithësisht përdoret si përcaktor i kryefjalës dhe i gjymtyrëve të tjera të fjalisë: Vetë Erjoni i kishte këshilluar për një gjë të tillë. Ata vetë e kishin marrë me vete.Përemri vetvetorÇfarë po thua? Nuk arrij ta besoj! Kush ta tha?Përemra pyetës që kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës:  cili, i sati.Përemra pyetës që kanë vetëm kategorinë gramatikore të rasës: kush, sa.Përemra pyetës që nuk kanë kategori gramatikore: ç’, çfarë,se.Përemri pyetës përdoret për të pyetur për frymorë e sende ose për tipare të tyre. Përemrat pyetës janë: kush, cili, çfarë, sa, i sati, se. Kemi:Përemri pyetës2072
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213