Page 210 - Demo
P. 210


                                    Përemri pyetës kush përdoret për të pyetur për njerëz ose për qenie të personifikuara vetëm në numrin njëjës dhe nuk mund të shoqërohet me emra: Kush ishte autori i librit?Kush vrapon më shumë se unë? - tha Ermali.Përemri pyetës cili mund të përdoret për të pyetur për njerëz, për kafshë dhe për sende. Përemri pyetës ç shkruhet gjithmonë me apostrof: Ç’bën aty, more djalë?Lakimi i përemrave pyetës kush, cili, cila, cilët, cilatkush cili cila cilët cilatEmërore kush cili cila cilët cilatGjinore i (e) kujt i (e) cilit i (e) cilës i (e) cilëve i (e) cilaveDhanore kujt cilit cilës cilëve cilaveKallëzore kë cilin cilën cilët cilatRrjedhore prej kujt prej cilit prej cilës prej cilëve prej cilaveRoli i përemrave pyetësUSHTRIME1 Vendosni në vendet bosh përemra vetvetorë.Unë për ________ time nuk e di se duhet të rri këtu për dy orë. E kam fajin________. E kam inatin me ____________ time. Ky është _______________.2 Shkruani fjali me përemrat vetvetorë për çdo rasë.Vetja: Vetvetja:I, e vetes: I, e vetvetes:Vetes: Vetvetes: Veten: Vetveten:Prej vetes: Prej vetvetes:3 Plotësoni fjalën që mungon në vendet bosh._________ ju duhet për ta kryer këtë punë?_______ ju ka thënë se do të marrin pjesë vetëm vajzat në këtë garë? ______nga ju do të jetë vullnetari i radhës?_______mendon se do të dalësh?4 Nënvizoni aty, përemrat dëftorë dhe qarkoni përemrat vetorë.Të gjithë e kritikuan atë. Juliana ka një shoqe. Ajo nuk flet shumë. Ne duhet të flasim me mësuesit tanë. Unë kam menduar shumë para se të marr këtë vendim. Këto fjalë nuk më pëlqyen fare. E tillë është situata, duhet ta kapërcejmë.5 Shkruani fjali me përemrat pyetës:Kush_____________________________? Cili _____________________________________?Cili ______________________________? Çfarë___________________________________?Sa_______________________________? I sati____________________________________?6 Formoni fjali me nga tre përemra vetvetorë dhe pyetës.Morfologji208
                                
   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214