Page 214 - Demo
P. 214
Folja në mënyrat kushtore dhe habitoreNëse do t’i zgjidhte të gjitha ushtrimet, Erdi do të merrte notë të mirë.Mënyra kushtore e foljesTë paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja. Dalloni mënyrën dhe kohën e foljeve. Analizoni rolin e tyre për shprehjen e kuptimit të fjalisë.Folja e përdorur në mënyrën kushtore, tregon një veprim që mund të kryhej, po të vërtetohej një kusht i caktuar. Pa mbështetjen tënde, nuk do t’ia dilja mbanë.Mënyra kushtore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën.Koha e tashme Koha e kryerunë do të shkoja do të kisha shkuarti do të shkoje do të kishe shkuarai/ajo do të shkonte do të kishte shkuarne do të shkonim do të kishim shkuarju do të shkonit do të kishit shkuarata/ato do të shkonin do të kishin shkuarMënyra habitore e foljesFolja e përdorur në mënyrën habitore, shpreh ndjenjën e habisë së folësit për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar. Zgjedhimi i foljes në mënyrën kushtore2124

