Page 219 - Demo
P. 219


                                    Zgjedhimi jovepror në mënyrat: dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhëroreZgjedhimi jovepror ndërtohet me tri mjete gjuhësore të ndryshme:me anë mbaresash;me anë të pjesëzës u;me anë të foljes ndihmëse jam.I. Format foljore të zgjedhimit jovepror të ndërtuara me anë mbaresashNë zgjedhimin jovepror, ndërtohen me anë të mbaresave format e kohës së tashme dhe të pakryer të mënyrës dëftore e lidhore, si dhe ato të kohës së ardhme. Po ashtu edhe disa kohë të mënyrës kushtore. e tashme e pakryer e ardhmeMënyra dëftore la-hem la-hesha do të la-hemMënyra lidhore të la-hem të la-heshaMënyra kushtore do të la-heshaII. Format foljore të zgjedhimit jovepror të ndërtuara me pjesëzën uNë zgjedhimin jovepror, ndërtohen me pjesëzën u, format foljore të së kryerës së thjeshtë të mënyrës dëftore, të kohës së tashme dhe të së pakryerës të mënyrës habitore, të kohës së tashme të mënyrës dëshirore dhe urdhërore.e tashme e pakryer e kryer e thjeshtëMënyra dëftore u la-vaMënyra habitore u la-kam u lakëshaMënyra dëshirore u lafshaMënyra urdhërore la-h-umos u lajMohore: pa u larëPërcjellore: duke u larëPaskajore: për t’u larë Të tjera: me t’u larë/ një t’u larëIII. Format foljore të zgjedhimit jovepror të ndërtuara me anë të foljes ndihmëse jamNë zgjedhimin jovepror, me anë të foljes ndihmëse jam ndërtohen të gjitha format foljore të përbëra të së shkuarës. Në zgjedhimin vepror këto forma foljore ndërtohen me anë të foljes ndihmëse kam. Ashtu si në zgjedhimin vepror, edhe në atë jovepror, zgjedhohet folja ndihmëse, pra folja jam, kurse pjesorja e vendosur pas saj mbetet e pandryshuar.Mbani mendVini re:Edhe format foljore të pashtjelluara (përveç pjesores) e ndërtojnë formën joveprore me anë të pjesëzës u, e cila vendoset menjëherë para temës foljore. 2176
                                
   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223