Page 22 - Demo
P. 22
– Shëëët! As frymë mos merrni! Bëni kujdes mos kollitet ndonjëri! Po fle në gjumë të thellë...– Mirë, do ta mbajmë frymën.– Ejani tani të kapim hellin të gjithë bashkë.Atëherë disa prej tyre thonë:– Oh, oh, ne po çalojmë! Nuk futemi dot!– Oh, – thonë të tjerët, – edhe ne po këtë gjë pësuam. S’hyjmë dot. Shikoni këmbët tona qysh u shtrembëruan...– Po, po! Na u mbushën sytë me pluhur. Si të hyjmë?Odiseja nxehet e u thotë:– Dredharakë qenkeni të gjithë!– Si është e mundur? – i përgjigjen. – Dinakë qenkemi se nuk kemi oreks të hyjmë brenda e të na i bëjë turinjtë përshesh Ciklopi?– Mjaft! – u thotë me të egër Odiseja. – Ju mora vesh mirë. S’e dua ndihmën tuaj. Do të më dalin krah shokët e mi.Odiseja hyn në shpellë. Satirët fillojnë të këndojnë e të bëjnë gjeste:– Shtyjeni, o trima, sa më thellë të mundni hellin dhe digjeni syrin e bishës!Pas pak, nga brenda shpellës dëgjohen ulërima të forta të Ciklopit.– Oh, oh, më iku syri!– Sa bukur po këndon, o Ciklop! Këndo përsëri, – i thonë me të tallur satirët.– Oh, oh! – çirret pa ndaluar Ciklopi. – Këta hiç njerëz më poshtëruan. Por unë do t’ua rregulloj mirë qejfin. Do të qëndroj te dera, do ta ruaj me duar e asnjeri s’do të më shpëtojë.Ndërkohë shkon te hyrja dhe e zë me duar. Fytyrën e ka me gjak dhe syrin të djegur.– Ah, ah, oh!– Pse po bërtet, o Ciklop? – e pyet një satir.– Mora fund, unë i ziu!– Ç’pësove! Mos vallë re në zjarr siç ishe i dehur?– S’rashë në zjarr, por më verboi Askushi!– Gjersa s’të verboi askush, përse çirresh?– Më verboi Askushi, po ju them!– Dhe ku është tani ai që të verboi?ShënimCiklopët janë figura të mitologjisë, tëparaqitur kryesisht si gjigantë me një sy të vetëm e të rrumbullakët në qendër të ballit.Në varësi të miteve, ciklopët janë bij perëndish të ndryshme (Urani, Poseidoni) dhe paraqiten si farkëtarë, artizanë apo barinj.çirret – thërret fort me zë të ngjirur.terr – errësirë.profeci – diçka e paralajmëruar, e parathënë.FjalorLexojmë20

