Page 225 - Demo
P. 225


                                     Pohuese (po, posi, po që po, po se po, si urdhëron, e, ëhë etj.), të cilat shërbejnë për të pohuar a për të miratuar një mendim, për të lejuar një veprim: E lexove? Po, si urdhëron. Mohuese (jo, mos, nuk, s’, jo që jo, jo se jo, as që etj.), të cilat shërbejnë për t’i dhënë përgjigje mohuese mendimit a mendimeve të shprehura nga një tjetër ose nga vetë folësi, për të mohuar veprimin a gjendjen e shprehur nga folja: Mos nuk e ndieni veten mirë? Pyetëse (a, ë, e), të cilat shërbejnë për të pyetur. A je i sigurt? Dyshuese (gjë, kushedi, mbase, ndoshta, sikur, vallë etj.), të cilat shërbejnë për të dhënë ngjyrim dyshimi, mosbesimi, pasigurie: Mbase dhe ka dalë. Zbutëse (pa, as, le, para, dot etj.), të cilat shërbejnë për ta zbutur kuptimin e fjalës së cilës i përkasin: Ja, këtë punë nuk e bëja dot.III. Pjesëzat emocionuese-shprehëseKëto pjesëza shërbejnë për të theksuar anën emocionuese të të folurit dhe për të rritur fuqinë e tij shprehëse. Këtu përfshihen pjesëzat: ç’, de, pale, pra, se, seç: Seç më hahet një ëmbëlsirë! Pale, po na hiqet dhe si shok!Sipas ndërtimit, pjesëzat janë: të thjeshta: bile, ja, jo, nuk, po, s‘, vallë etj. të përngjitura: pale, posi, siç, thuajse (pothuajse) etj. shprehje: as që, ja që, jo që jo, po se po, se mos, vetëm e vetëm etj.USHTRIME1 Në tekstin e mëposhtëm, gjeni pjesëzat dhe përcaktoni llojin e tyre sipas kuptimit dhe sipas ndërtimit.Ushtria gati po rrokullisej si një trup që ka humbur kontrollin. Ne thuajse nuk nxirrnim asnjë fjalë, por ecnim shpejt, gati pa marrë frymë. Armiku mund të na zbulonte edhe nga zhurma më e vogël, madje edhe nga frymëmarrja e rënduar e ndonjë të plagosuri. Vetëm komandanti seç bënte me dorë nga kalaja majë kodrës. Mbase na ftonte të uleshim e të maskoheshim më mirë. Vallë, a do të dilnim dot më prej atij vendi të lig?2 Zëvendësoni pjesëzat e tekstit të dhënë dhe shpjegoni ndryshimin që ndodh në të.3 Ndërtoni pesë fjali me pjesëza që shprehin ngjyrime kuptimore të përgjithshme dhe me pjesëza emocionuese-shprehëse.4 Shkruani një tregim të shkurtër, rreth 50 fjalë, ku të përdorni sa më shumë pjesëza që shprehin emocion.6 Shkruani nga një fjali ku të përdorni e-në herë si pjesëz, herë si lidhëz dhe herë si pasthirrmë.Morfologji223
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229