Page 227 - Demo
P. 227


                                    Sintaksë Ndërtimi i fjalisë dhe analiza gramatikore e sajLexoni shembujt e mëposhtëm dhe dalloni ndërtimet e pasakta. Argumentoni përgjigjen tuaj.– Dimër.– Gjatë dimrit, ne.– Dimri mbajti e ftohtë.– Dimri merrte ilaçe për ftohje të rëndë.– Dimër nga mbulohen bora në malet.– Dimri është koha e duhur që njerëzit që e duan të ftohtët dhe borën që mbulon malet që shtrihen në lindje të qytetit që është i rënduar nga smogu që shkaktohet nga makinat e shumta që tejmbushin rrugët tona që janë si qorrsokake që nuk u gjendet filli, të gjejnë prehje në pistat e skive.Ç’është fjalia? Fjalia është njësia sintaksore themelore e kumtimit ligjërimor, që shprehet me një a më shumë fjalë të lidhura gramatikisht e të shqiptuara me intonacion mbarimi. Pra, që fjalia të jetë e saktë, duhen përmbushur dy kritere të rëndësishme: ana gramatikore dhe ajo kuptimore. Siç dëshmohet në shembujt e mësipërm, një grup fjalësh mund të lidhen sipas rregullave gramatikore të gjuhës shqipe, por nëse nuk respektohet ana kuptimore, fjalia është e papranueshme: Dimri merrte ilaçe për ftohje të rëndë.Në këtë lidhje fjalësh, janë respektuar të gjitha rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe. Kështu, kallëzuesi ‘merrte’ është një folje në vetën e tretë njëjës dhe kryefjala ‘dimri’ është një emër në rasën emërore, numri njëjës; kundrinori ‘ilaçe’ është një emër në rasën kallëzore, siç e kërkon folja kallëzues, e cila është një folje kalimtare, e kështu me radhë. Megjithatë, fjalia, jashtë kontekstit metaforik, është e papranueshme për shkak të mangësisë së kuptimit. Nga ana tjetër, fjalia mund të përcjellë një kuptim të caktuar, por nuk respektohen rregullat gramatikore. Kështu në shembullin: “Dimri mbajti e ftohtë”, gjymtyra emërore e shprehur me mbiemrin ‘e ftohtë’ nuk realizon përshtatjen me kryefjalën, e cila duke u shprehur me një emër në gjininë mashkullore, nuk mund të pranojë një mbiemër në gjininë femërore.Rregulla gramatikore dhe rregulla drejtshkrimoreVini re: Duhet bërë mirë dallimi mes lidhjes së fjalëve që nuk respektojnë rregullat morfo-sintaksore të shqipes dhe gabimeve drejtshkrimore. Folësit e gjuhës 1225
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231