Page 228 - Demo
P. 228


                                    amtare zotërojnë një njohje të mirë e të pavetëdijshme të të parave, ndërkohë që duhet të mësojnë t’i përdorin mirë të dytat. Thënë ndryshe, një folës i gjuhës amtare, edhe nëse nuk i njeh rregullat e gramatikës, nuk ndërton fjali të pasakta nga ana gramatikore, si: Mua nuk pëlqen morfologjia.Por mund të ndërtojë një fjali me gabime drejtshkrimore dhe madje të mos jetë në gjendje t’i dallojë ato: Mu s’m pelqen morfologjija. Në gjykimin e folësit amtar, shembulli i parë është i papranueshëm dhe korrigjohet lehtësisht, ndoshta pa ditur të japë shpjegimin përkatës, ndërkohë që shembullin e dytë mund të dijë ose jo ta korrigjojë si duhet. Kjo varet nga shkalla e njohjes së rregullave të drejtshkrimit.Krahas rregullave dhe mjeteve gramatikore, edhe mjetet prozodike, ndër të cilat intonacioni luajnë një rol të rëndësishëm për fjalinë si njësi e kumtimit. I njëjti grup fjalësh, apo një fjalë e vetme e shqiptuar me një intonacion të caktuar mund ta kthejë fjalinë nga dëftore në pyetëse apo habitore: U krye.U krye?U krye!U krye…U kreftë! Te kjo e fundit, e cila shpreh dëshirë, krahas intonacionit, shërbejnë edhe trajtat e mënyrës dëshirore të foljes, ashtu si për të shprehur habinë mund të përdoren trajtat e mënyrës habitore: U kryeka!, apo ato të urdhërores për të dhënë një urdhër: Kryeje!Grupet e fjalëve në fjali dhe rendi i tyreFjalia nuk është një shumë e dosidoshme fjalësh. Këto të fundit, duhet të lidhen së pari në grupe sipas rregullave dhe ligjeve të gjuhës e më pas grupet bashkohen në një fjali. Shembulli i sjellë që në krye: “Dimër nga mbulohen boranë malet”, dëshmon që nuk mund të kemi fjali, kur fjalët ndjekin njëra-tjetrën pa një rend të caktuar. Kështu parafjala lidhet me një emër a përemër dhe duhet t’u paraprijë atyre dhe jo një foljeje ‘nga mbulohen’. Po ashtu, parafjala i përket një rase të caktuar dhe nuk mund të marrë një emër që nuk ka po ato tregues rasor ‘në malet’. Folja nuk mund të mbajë dy emra në rasën emërore, ndaj njëri prej tyre duhet të shoqërohet me parafjalë ‘mbulohen bora’. Pra, fjalët duhet të lidhen në njësi të ndërmjetme duke respektuar të gjitha ligjet e gjuhës, e më pas këto bashkohen në fjali. Këto njësi mund të përbëhen nga një apo më shumë fjalë. Në rastin konkret kemi: malet; në dimër; mbulohen; nga bora. Si mund ta kuptojmë se ku kalon kufiri mes këtyre grupeve? Një prej kritereve më të rëndësishme që duhet të përmbushin është rendi i lirë i tyre. Ato mund të lëvizin lirisht në fjali: Në dimër malet mbulohen nga bora. Malet mbulohen në dimër nga bora. Nga bora mbulohen malet në dimër. etj. Këto grupe mund të zgjerohen me fjalë të tjera:Malet e larta mbulohen çdo fillim dimri nga bora e bardhë. Vini re: është zgjeruar si numri i fjalëve, ashtu dhe numri i gjymtyrëve të fjalisë, por jo numri i grupeve të fjalëve që mund të lëvizin lirisht në fjali. Përsëri kemi Sintaksë226
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232