Page 229 - Demo
P. 229
katër grupe fjalësh: malet e larta; mbulohen; çdo fillim dimri; nga bora e bardhë. Asnjë prej fjalëve të këtyre grupeve nuk mund të shkëputet dhe të zhvendoset jashtë grupit në një vend tjetër: Malet e larta e bardhë…Siç vihet re, folja del vetëm. Nëse shtojmë një fjalë apo grup fjalësh pranë saj, ato përbëjnë një grup më vete, edhe pse varen prej foljes, ashtu si grupet e tjera: Malet e larta mbulohen nga maja në rrëzë, çdo fillim dimri, nga bora e bardhë. Grupi ‘nga maja në rrëzë’ ashtu si grupet e tjera të fjalëve, mund të zhvendoset në krye, në mes apo në fund të fjalisë.USHTRIME1 Rishkruani si duhet fjalitë e mëposhtme pasi të keni analizuar gabimet për secilën.Nuk m’pihet ma ujë. _________________________________________________________________________________________________A e di emnin atij? _____________________________________________________________________________________________________Unë mendoj që unë me shku nesër. _____________________________________________________________________________Të gjitha ishin të gëzuar. _____________________________________________________________________________________________Nesër vendosim ç’duhet bërë dje. _______________________________________________________________________________2 E vërtetë apo e gabuar✘? ✘Çdo fjali ka kryefjalë dhe kallëzues. Kryefjala qëndron gjithnjë në krye të fjalisë. Fjalia mund të ndërtohet edhe me një fjalë të vetme. Rendi i çdo fjale të fjalisë është i lirë. Folësi mund të ndërtojë fjali të sakta pa i njohur rregullat e gramatikës. 3 Dalloni dhe analizoni gabimet në fjalitë e mëposhtme.Vajza, e cila takuam dje, do të vijë në festën tonë. Kur shkonim me pushime, marrim gjithnjë shumë gjëra me vete. Nëse nuk pushon shiu, as sot shkohet atje. Me të perënduar diellin, dolëm. Kush fëmijë po qan? Si sot kanë ardhur gjërat kështu? 4 Dalloni grupet e fjalëve dhe rishkruani fjalinë e mëposhtme duke ndryshuar rendin e tyre.Sot, shumica e nxënësve, si rrallëherë, kishin ardhur në shkollë pa e lexuar librin e sugjeruar javë më parë nga mësuesi i letërsisë. ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________5 Zgjeroni fjalinë e mëposhtme duke ruajtur të njëjtin grup fjalësh.Papritur, në qiell u mblodhën re të zeza.6 Shkruani nga tri fjali për secilin rast të dhënë në tabelën e mëposhtme. Fjali që nuk respektojnë rregullat gramatikoreFjali që nuk plotësojnë rregullat drejtshkrimoreSi duhetKërko falje atij. Kërkoji falie atijë. Kërkoi falje atij.Sintaksë227

